Fullani: Nuk ndryshon norma e interesit. Korriku, inflacionin 3.6%
TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke e lënë atë në 5.25%, ndërsa inflacioni për muajin korrik ka rezultuar 3.6%.
“Ashtu siç pritej nga Banka e Shqipërisë, presionet e kontrolluara inflacioniste kanë krijuar një ambient të favorshëm për reduktimin e shpejtë të efekteve inflacioniste të importuara. Çmimet e konsumit gjatë 2011 janë ndikuar nga goditjet e ofertës të materializuara me disa produkte, apo me çmime të rregulluara. Inflacioni bazë ka frenuar rritjen. Stabilizimi i pritjeve të agjendëve ekonomik për inflacionin janë reflektuar në moderimin e efekteve të raundit të dytë të inflacionit”, u shpreh Fullani nëpërmjet një deklarate për shtyp.
Po keshtu, Guvernatori i BSH-së, informoi se në mungesë të goditjeve, inflacioni pritet të ulet më tej. “Shpërndarja e rreziqeve mbetet simetrike, një rritje ekonomike më e ngadaltë se parashikimi do të sillte reduktim të inflacionit”, shtoi ai.
Fullani ka informuar se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe në muajin Korrik. Sipas tij, rritja ekonomike është e ngjashme me tremujorin paraardhës, duke mbetur nën rritmin e rritjes së ekonomisë shqiptare.
Fullani deklaroi se kërkesa e sektorit privat të ekonomisë vijon të shfaqet e ngadaltë. Sipas Guvernatorit të BSH, kontributi i sektorit publik dhe të huaj, pritet të jenë më të moderuar dhe se efekti i çmimeve të huaja pritet të jetë më i moderuar muajt e ardhshëm.
(d.b/BalkanWeb)