E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi Nga marsi 2012 nis mbikeqyrja e te denuarve me denime alternative

Në mars të vitit 2012, në sistemin e drejtësisë shqiptare do të implementohet mbikëqyrja elektronike për të dënuarit me dënime alternative.

Kjo nismë e rëndësishme për reformën në drejtësi ka nisur me ardhjen e ministrit Eduart Halimi në krye të ministrisë së Drejtësisë.

Në një interviste për “ABC News”, Halimi ka sqaruar se një nga prioritetet e rëndësishme do të jetë një paketë masash në sistemin e mbikëqyrjes së personave me një vendim penal dhe rritja e sigurisë publike.

Teknikisht, mbikqyrja elektronike do të funksionoje me një pajisje elektronike e cila do të jetë e lidhur me sallën operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhrave të gjykatës nga personat e dënuar.

Ky model është praktikuar nga shumë vende të zhvilluara të botes dhe softi që do të blejë vendi ynë, do të jetë nga modelet më të mira në treg.

Implemntimi i mbikëqyrjes elektronike do të zvogëlojë koston që shteti duhet të paguajë për mbikëqyrjen e një të dënuari nga 500 euro në muaj, në 10 euro në muaj.

Nga implementimi i mbikëqyrjes elektronike do të përfitojnë gjykatat përsa i takon rritjes së numrit të dënimeve alternative, policia e shtetit dhe Shërbimi i Provës për arsye se mbikëqyrja elektronike do të lirojë efektivët e dy institucioneve nga detyrimi për mbikëqyrjen e të dënuarve me këto masa si edhe sistemi i burgjeve, i cili nuk do të mbipopullohet.

Kostoja e këtij projekti nuk mund te përcaktohet për momentin, sipas ministrisë së Drejtësisë.

Por mendohet të jetë shumë më e ulët se shpenzimet që bën qeveria për këtë proces nëpërmjet shërbimit të provës dhe burgjeve.

Ministri Halimi thotë se brenda 3 muajve do të përfundojë hartimi i projekt-ligjit i cili do të kalojë në duart e grupeve të interesit për t’u diskutuar e më pas në parlament për miratim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›