E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: RENEA, shkollëe përgatitjes elitare tëpolicisë së shtetit

TIRANë- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vlerësoi sot performancën dhe aftësitë profesionale të forcave operacionale speciale "RENEA, në shumë prej aksioneve të Policisë së Shtetit, si dhe në përballimin e situatave të vështira, në rastet kur është kërkuar ndihma e këtyre efektivave.

Në një deklaratë për mediat në mjediset e repartit "RENEA", ku përfundoi një trajnim dyjavor i 35 efektivave të strukturës së Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ministri Basha, ndërsa e cilësoi këtë njësi, si më elitarja në Ballkan, tha ndër të tjera se ky repart do të shërbejë edhe si një shkollë e përgatitjes së oficerëve të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

Efektivat e trajnuar demonstruan në mënyrë të improvizuar përvojën e fituar gjatë trajnimit si në rastin e pengmarrjes së një autobuzi udhëtarësh, si dhe ndërhyrjes në disa prej aksioneve speciale të policisë, të improvizuara në poligonin e qitjes së këtij reparti.

"Ky demonstrim që ju patë sot, do të shërbejë në të gjithë territorin për t’i ardhur në ndihmë policisë dhe strukturave të tjera në situata të vështira, për të shumëfishuar suksesin e "RENEA-s" në të gjithë territorin e vendit", u shpreh për mediat ministri Basha.

Sipas ministrit të Brendshëm, ky bashkëpunim do të vazhdojë jo vetëm në nivel operacional, por ky repart do të shërbejë edhe si shkollë e përgatitjes elitare të oficerëve të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›