E Diel, 1 Nëntor 2026

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci. Rreth ores 8:30 te se enjtes avioni Charter ku gjendej zonja Blair u ul ne aeroportin e Rinasit. Ajo u prit nga presidenti i grupit “TACI OIL” njekohesisht Drejtor i Pergjithshem i Radiotelevizionit Alsat, Rezart Taci si dhe zevendespresidentja Anika Taci, per te vijuar me pas me axhenden e saj. Gjate nje interviste zoti Rezart Taci e cilesoi kete vizite te zonjes Blair nje privilegj. (UPDATE)

• Cherie Blair vizitë në RTV Alsat
• Cherie Blair në qendrën “Fluturo për jetën”
• Kryeministri Berisha takon Charie Blair
• Rama i dhuron znj. Blair "çelësin e Tiranës"
• Takimi me zonjën Blair, rrëfen Eni Vasili
• Cherie Blair takim me zonjën e parë, Teuta Topi
• Cherie Blair, intervista ne CNN

“Ajo vjen për herë të parë në Shqipëri dhe për ne është privilegj që një zonjë e tillë ndodhet sot në Tiranë. është një personalitet shumë i njohur, me kontribut shumë të madhe në jetën publike në botë dhe është një avokate e shkëlqyer e të drejtave të njeriut. Për shumë kohë ka qenë shumë aktive në jetën publike në Angli përkrah ish- kryeministrit britanik Toni Bler. Sot e kësaj dite vazhdon nëpërmjet fondacionit të saj të japë kontributin e çmuar në të mirë të grave dhe të vajzave në gjithë botën” tha Taçi.

Zoti Taci duke folur per axhenden zonjes vecoi takimin e saj me nje perfaqesi te grave dhe vajzave te kompanise “Armo”
“Zonja Blair vjen në Tiranë falë kësaj ftese private për të takuar një përfaqësi të grave dhe vajzave të grupit “Taci Oil” dhe “Armo”, për të ballafaquar me to eksperienca në një sektor të vështirë sic është industria e naftës, gjithashtu dhe për pozicionin e gruas në përgjithësi në shoqërinë shqiptare. Gjithashtu zonja Blair do të bëjë edhe një vizitë në televizionin Alsat për t’u bërë në një farë mënyre kumbara e ndryshimit të kësaj blerjeje të fundit të grupit “Taçi Oil”” tha zoti Taçi.

Cherie Blair per me shume se dhjete vjet eshte angazhuar ne mbrotje te te drejtave te grave dhe femijeve.Puna e saj eshte perqendruar kundër diskriminimit të grave dhe me mbeshtetjen e politikave që nxisin fuqinë e saj në proceset vendimmarrëse.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e premte , 09 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›