E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishikimi i buxhetit2010 në KuvendOpozita vërejtje

TIRANE- Pas miratimit në qeveri, rishikimi i buxhetit 2010 është diskutuar sot në konferencën e kryetarëve. Ministri i financave, Ridvan Bode ka deklaruar se drafti parashikon shkurtimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë bërë vërejtje për rregulloren.

Konferenca e Kryetarëve diskutoi sot lidhur me rishikimin e buxhetit 2010 draft që u miratua një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë. Ministri i Financave, Ridvan Bode shpjegoi se ulja e të ardhurave dhe shpenzimeve bëhet duke pasur parasysh ngadalësimin e ritmeve të rritjes së ekonomisë, si pasojë edhe e efekteve të krizës botërore.

Diskutimi i rishikimit të buxhetit në Konferencën e Kryetarëve hasi dhe në kundërshtimin e opozitës. Deputetët e opozitës deklaruan se janë njoftuar për draftin në moment të fundit dhe si rrjedhim, nuk është respektuar rregullorja.

Projektligji për rishikimin e buxhetit të këtij viti pritet të diskutohet javën e ardhshme në komisionet parlamentare, dhe vecanërisht në atë të Ekonomisë dhe Financave. Drafti pritet të miratohet në Parlament brenda afatit kur përfundon sesioni parlamentar.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›