Basha: Rama flet përçart, pati mundësi 11 vjet dhe nuk bëri asgjë për Tiranën
TIRANË- Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat që kreu i PS-së, Edi Rama bëri gjatë 'këndit të fjalës' së organizuar me banorë të Kamzës.
“Keqardhje për përçartjet dhe nervozizmin e ish-kryetarit të Bashkisë. I pati të gjitha shanset, por dështoi. 11 vjet nuk bëri as hipotekimet e lejeve të firmosur prej tij. Pas 11 vjetësh e la Tiranën me 250 km rrugë të pashtruara. 11 vjet vetëm rriti taksat. 11 vjet e la Tiranën pa plan. Kjo sepse për të qytetaret nuk ishin asnjëherë të parët. I pari ishte konflikt politik. Tirana e refuzoi modelin e tij në 2011 dhe sot ndryshimet pozitive janë të prekshme për këdo. Tirana nuk do kthehet pas, por do vazhdojë përpara më 23 qershor”, përfundon reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
(e.m/BalkanWeb)