E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon KiE: Të plotësohet KQZ, në rrezik besueshmëria e rezultatit të zgjedhjeve

TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi shpreh shqetësimin për situatën e pandryshuar në Komisionin Qendror ë Zgjedhjeve teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Në një prononcim për mediat pas takimit me përfaqësues të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës(APKiE-së), që ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare, Topi bëri me dije se i informoi për situatën e krijuar në KQZ, që sipas tij ul kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve. 

“E quaj të pakuptimtë që se dhe sot KQZ i ndërtuar me vullnetin e partive kryesore ne parlament, sot rezulton i gjymtuar dhe ne jemi për plotësimin e këtij komisioni, sado vonë. Duke pasur në konsideratë se pjesa mbetur e KQZ është e përbërë nga militantë, kredibiliteti i zgjedhjeve është në kuotat minimale të mundshme”, tha Topi. 

Sa i takon fondeve që partive politike marrin për fushate elektorale, Topi theksoi se duhet ti jepet fund dekorit me flamuj nëpër qyet, në një kohë që populli merr ushqime me lista.

“Ne i shprehëm shqetësimin që partitë që marrin fonde te pa deklaruara, e kanë bërë situatën ne rrugën e Tiranës dhe të vendit qesharake, pasi mendohet se njerëzit konsumojnë ngjyrën e flamurit partiak. Partitë politike në këtë fazë të mbetur ti tregojnë elektorati shqiptar problemet që ka Shqipëria sot. Ky tranzicion i gjatë të mbyllet që shteti të jetë në shërbim të shqiptarëve jo të interesave të pushtetit ,unë mendoj se shtetit nuk është domen vetëm i një individi, por duhet te jete shtet i shërbimeve dhe garancisë së qytetarëve shqiptarë dhe që do e cojë Shqipërinë drejt BE”, theksoi Topi.

Kreu i FRD-së, ndër të tjera tha se gjatë takimit me përfaqësuesit e KiE shprehu shqetësimin për dhunimin e kandidatit ië FRD-së në Roskovec, ndërkohë që i siguroi se partia që ai përfaqëson do respektojë ligjin dhe Kushtetutën.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›