Fushata ‘Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë’, ushtarakët japin gjak
TIRANË- Apelit të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, “Dhuroni gjak, për të shpëtuar një jetë i janë përgjigjur efektivët e policisë ushtarake.Ushtarakët kanë dhuruar vullnetarisht gjak, i cili do tu shkojë fëmijëve të sëmurë me talasemi numri i të cilëve po rritet frikshëm nga viti në vit.
‘Unë e ndjej si detyrim qytetarë, të ndihmoj njerëzit që kanë më shumë nevojë, se ne dhe me këtë rast i bëj apel të gjithëve të jenë edhe ato po aq dashamirës sa të dhurojnë gjak, sepse jetojmë një jetë fëmije”, u shpreh një ushtarak.
“Krenar që dhuroj gjak, i bëj thirrje të gjithëve që të dhurojnë gjak”, tha një tjetër ushtarak.
‘Nuk është hera e parë që kjo drejtori dhuron gjak për fëmijet e vegjël të prekur nga sëmundja e talasemisë’, thotë komandanti i policise ushtarake, kolonel Ylli Zyla, i cili i bën apel të gjitha institucioneve të bashkohen kësaj nisme humane.
“Ne jemi sot jo vetëm për të sensibilizuar forcat e armatosura, që i është përgjigjur thirrjes për gjak, por gjithë shoqërinë, administratën dhe institucionet shtetërore për ta bërë këtë detyrim njerizo, për ti përgjigjur kësaj kërkesë të madhe për jetë”, u shpreh kolonel Ylli Zyla, komandanti i policisë ushtarake.
Dhurimi vullnetar i gjakut për talasemikët vijon të mbetet i pakët krahasuar me kërkesat në rritje që kanë të sëmurët. Më problematik sipas mjekëve është sigurimi i gjakut me rezus negativ.
Dhurimi i gjakut është një iniciativë globale, e cila prej vitesh po organizohet edhe në Shqipëri përmes Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gjaku i grumbulluar është elementi që mban në jetë afro 500 fëmijë talasemikë në Shqipëri që kanë nevojë minimale për transfuzion të gjakut dy herë në javë.
(e.m/News24/BalkanWeb)