E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granit Xhaka i thotë 'JO' Lazios

TIRANE-Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach duke se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi gjerman. 

Perfaqesuesi kosovar i Zvicrës ka kohë që kërkohet nga klubi italian, Lazio, por ai thotë se të gjitha ato që thuhen në media janë shpifje.

“Unë nuk do të them asgjë në lidhje me të ardhmen time. Le të shohim se çfarë do të ndodh. Unë kurrë nuk kam menduar të largohem nga klubi”, ka thënë Xhaka për “Bild”.

“Gjerat që lexohen në gazeta janë vetëm shpifje”, tha mesfushori prishtinas. Xhaka verën e vitit të kaluar ishte transferuar nga Baseli tek Borussia Monchengladbach për shifrën 8.5 milionë euro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›