E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama ju solli fadromat, ne do ju sjellim tapite

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me banoret e Bregut te Lumit ne Tirane, te cileve u ka premtuar se Bashkia e Tiranes, do ua dergoje me poste tapite e legalizimeve. Nga ana tjeter duke bere nje krahasim te standardit te punes se bere nga Bashkia aktuale dhe nga ajo e drejtuar nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, Basha i ka kujtuar banoreve te kesaj zone se njehere e nje kohe Rama u dergonte fadromat me te cilat prishte banesat e tyre, nderkohe qe tani Bashkia vlereson pronen dhe e legalizon ate. “Veçanerisht ketu ne Breg te Lumit e mbaj mend fort mire se çfare qendrimi ka mbajtur pala tjeter. Konkretisht, ish-kryetari mu ketu ka qene e ka sjelle fadromat, ju e mbani mend shume mire. 11 vjet ka patur mundesi per ta ndihmuar procesin e legalizimit se ka bere, 11 vjet ka patur mundesi per ta mbyllur procesin e hipotekimit, madje as pallatet me lejen e ndertimit qe i ka dhene me firmen e tij, s’e ka bere. Ndersa ne çdo tapi legalizimi per ata qe kane aplikuar per legalizim do t’ju sillet juve ketu ne shtepite tuaja, ne vend qe te shkoni ju tek zyrat, ky eshte zotimi im”, - theksoi z. Basha. Pas procesit te hipotekimit, kreu i Bashkise Lulzim Basha eshte angazhuar te perfundoje edhe procesin e legalizimit. Ky eshte nje tjeter angazhim qe merr personalisht kryebashkiaku Basha i cili premtoi qe leja e legalizimit tashme do t’u dergohet me poste me shtepi banoreve te kryeqytetit. Kryebashkiaku Basha u ka kujtuar banoreve, se i vetmi kontribut i Edi Rames per legalizimin, kane qene fadromat qe u çoi per t’u prishur shtepite. Basha premtoi se Bashkia e Tiranes do te vazhdoje projektet e saj dhe investimet ne çdo zone te kryeqytetit, qofte kjo qendrore apo periferike duke garantuar sherbim cilesor dhe standarde te larta punimesh per cilindo qytetar, pasi per Bashkine e Tiranes, qytetari eshte i pari.

Premtimi

“Veçanerisht ketu ne Breg te Lumit e mbaj mend fort mire se çfare qendrimi ka mbajtur pala tjeter. Konkretisht, ish-kryetari mu ketu ka qene e ka sjelle fadromat, ju e mbani mend shume mire. 11 vjet ka patur mundesi per ta ndihmuar procesin e legalizimit se ka bere, 11 vjet ka patur mundesi per ta mbyllur procesin e hipotekimit, madje as pallatet me lejen e ndertimit qe i ka dhene me firmen e tij, s’e ka bere. Ndersa ne çdo tapi legalizimi per ata qe kane aplikuar per legalizim do t’ju sillet juve ketu ne shtepite tuaja”, - theksoi z. Basha.

“Plani urbanistik zhvillim te gjithanshem per njesine 8”

Bashkia e Tiranes ka perfunduar rikonstruksionin e degezimi te rruges “Ibrahim Buzhiqi”, ne njesine bashkiake nr. 8, e cila per vite me radhe eshte lene ne

Harrese. Gjate perurimit kryebashkiaku Basha premtoi se kjo njesi do te pesoje nje zhvillim te gjithanshem fale zbatimit te planit urbanistik. “Mund te them se ndodhemi ne nje nga zonat qe e pret nje dinamizem i madh sa i perket zhvillimit te prones, marrjes vlere te prones dhe krah ketij zhvillimi te prones, Bashkia e Tiranes siç po ben sot ketu, do te futet ne çdo cep te kesaj lagjeje, per te bere investimin publik dhe permiresuar cilesine e jetes se qytetareve dhe per t’u sjelle atyre me prane standardin modern, evropian qe ne po ndertojme kudo ne qytet”, - theksoi z. Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›