E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Kemi kontribuar per liberalizimin e vizave dhe miratimin e tre ligjeve” Qamil Xhani

Levizja Socialiste per Integrim prezantoi dje kandidatet per deputete ne Qarkun e Tiranes. Ne nje takim ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”, kreu i LSI-se, Ilir Meta u shpreh i bindur ne fitoren e zgjedhjeve. “Ne do te fitojme sepse perfaqesojme alternativen e bashkepunimit pa paragjykime midis te gjithe shqiptareve. Grupi yne parlamentar do te jete modeli i nje politike te standardeve evropiane dhe per kete garanci eshte edhe lista jone e qarkut te Tiranes e cila permban emra mjaft te spikatur te cilet perfaqesojne vlerat me mira dhe me pozitive te te rinjve dhe intelektualeve te te gjitha komuniteteve”, tha Meta. Kreu i LSI-se, tha se vota per LSI-ne eshte investimi per ndryshimin e vendit dhe garanci per reformat. “Kam besim se do te japin nje vote te mençur, nje vote per LSI-ne, nje vote per stabilitetin e Shqiperise, nje vote per ndryshimin e Shqiperise nje vote e cila do ta ndihmoje Tiranen dhe Shqiperine te ece me shpejt ne rrugen e zhvillimit ekonomik, ne rrugen e punesimit. Duke votuar per LSI-ne te gjithe votojne per nje paqe sociale pas 23 qershorit, votojne per nje klime bashkepunimi dhe konstruktive qe do te çojne perpara reformat per te cilat ka nevoje vendi yne dhe qe duan qytetaret tane”, tha kreu i LSI-se. Ai u shpreh se LSI do te marre tre mandate ne Berat, tre ne Fier si dhe do te fitoi bindshem ne Tirane. “Ne do te fitojme ne te gjitha qarqet e Shqiperise. Sot LSI ne Berat lufton per mandatin e trete ne Qarkun e Beratit. Sot LSI ne Fier lufton per mandatin e trete ne Fier. Te gjitha sondazhet qe jane paguar nga te gjitha drejtimet kane vetem nje qellim te dekurajojne ate perkrahje ne rritje qe ka populli i Tiranes, populli i Shqiperise dhe sidomos te rinjte per te votuar LSI dhe une sot me pergjegjesine me te madhe si kryetar juaj dua t’ju siguroj se fitorja me e madhe do te jete ne Qarkun e Tiranes”, u shpreh kreu i LSI-se. Kreu i LSI-se, vleresoi se programi qe kjo force paraqet ne keto zgjedhjeve eshte i qarte dhe i kuptueshem per qytetaret. “Ne do te fitojme sepse programi i LSI-se eshte me i qarte dhe me i thjeshte, me i kuptueshem dhe me i realizueshem sepse te gjithe politikat programore, qe nga ato ne fushen e arsimit, politikat e taksave, politikat sociale, synojne ne realizimin e nje prioriteti madhor per Shqiperine dhe per shqiptaret”, tha Meta. Gjate fjales se tij, Meta ka folur dhe per kontributin qe ka dhene LSI-ja dhe gjate 4 viteve qeverisje, duke permendur liberalizimin e vizave dhe votimin e tre ligjeve qe lidhen me integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. “LSI dha nje kontribut te jashtezakonshem per liberalizimin e vizave. Ishte perseri LSI-ja qe me urtesi, me mençuri dhe me kembengulje imponoi mbledhjen e Parlamentit dy jave me pare ne kulmin e fushates elektorale ne menyre qe te votoheshin tre ligjet, te cilat do t’i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat ne dhjetor te ketij viti, ne menyre qe te zhbllokohen dhjetera projekte dhe ndihma financiare te BE-se per Shqiperine qe te mundesojne nje zhvillim me te shpejte dhe hapjen e shume vendeve te reja te punes”,- u shpreh kreu i LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›