E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama dekoroi ata qe u kenduan xhelateve

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje ne qytetin e Barjam Curritt, nje miting entuziast, ku ka prezantuar kandidatet per deputete. Ne fjalen e tij, kryeministri ka prezantuar projektet e mazhorances per mandatin e trete, ndersa ka krahasuar projektin e PD me modelin e opozites dhe kreun e saj, Edi Rama. Kryeministri tha se Edi Rama eshte modeli i politikanit qe ka dekoruar ata qe u kendonin xhelateve te popullit te Kosoves, duke ju referuar dekorimit nga Rama, gjate kohes qe ishte ne krye te Bashkise se Tiranes, te kengetarit serb Goran Bregoviç. “Cila eshte modeli i Edi Rames? Modeli i Edi Rames eshte dekorimi i atyre qe u kenduan xhelateve te popullit te Kosoves, masakrave mbi te, ne nje kohe kur ju sakrifikonit jeten tuaj per lirine e Kosoves. Pa u tha akoma gjaku i djemve tuaj, te rene per lirine e Kosoves, Edi Rama do te dekoronte Goran Bregoviçin, si shperblim per himnet qe thuri ndaj masakruesve e xhelateve te popullit te Kosoves dhe bijve tuaj”,- tha kryeministri Sali Berisha. Nç fjalimin e mbajtur dje ne Kukçs, kryeministri ka folur dhe pçr modelin e Ramçs dhe njerezit qç kçrkojnç tç blejne vota nç emçr tç tij. “Shoku i autobusit ecen neper Shqiperi me nje vile 57 metra te gjate dhe nje pallat pesekatesh, per te cilet nuk ka deklaruar origjinen e parave, qofte edhe nje qindarke, sepse ate ia nderton Koçoja, Fideli, me parate e bashkise qe ai ka ndare me ta. Modeli yne jane keta deputete, qe nga mengjesi deri ne darke do te punojne per ju. Modeli i tij eshte Çolja, nje njeri pa dinjitet, pa personalitet, nje njeri qe mbush nje çante me para dhe i thote Edvin Kristaq Rames do te shkoj te blej votat e malokeve. Perçmojeni te derguarin e tij, se nuk na shet e nuk na blen kush, se nuk jemi shitur e blere, jemi sot te lire, se nuk jemi shitur e blere, ecim sot drejt fitores”, tha dje kryeministri.

Kryeministri u shpreh se kreu i PS-se eshte politikani qe edhe familjen e kthen ne tregti per te marre me shume vota ne zgjedhjet e radhes. “Modeli i Edi Rames eshte modeli i perçmimit gjer ne urrejtje ndaj njeriut, ndaj çdo kundershtari, njeriu qe agreson me brutalitet, edhe fizikisht, cilindo qe mundet, vetem e vetem se kundershton mendimet e tij te zeza. Modeli i Edi Rames eshte modeli per te cilin, familja eshte treg dhe vetem tregti, qe martohet e ndahet sa here kerkon te fitoje me shume vota ne zgjedhjet e radhes, qe i humbet gjithnje”, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se modeli i “Edi Rames eshte modeli i njeriut qe nuk nguron te shkelmoje mbi çdo interes tuajin, demokrate, socialiste, te paparti, te rinj e te moshuar, gra e burra, te shendoshe e te semure, çfaredo qe jeni”. Kryeministri u shpreh se kreu i PS-se ka demtuar interesat e vendit, duke bllokuar mos marrjen e statusit te vendit kandidat. “Mbi kete model, te dashur miq, Edi Rama mbajti peng per 231 dite, statusin e vendit kandidat. Ate qe i beri ai Shqiperise dhe shqiptareve nuk ia beri dot kurrkush, perveç eterve te tij. Modeli i Edi Rames eshte modeli i hekurave te burgut per çdo njeri qe e kundershton, i padive, duke filluar nga familja e tij, pa asnje prove dhe te çdo njeriu tjeter te cilin ai nuk e do”, u shpreh kreu i mazhorances. Perkunder modelit te Rames, Kryeministri foli ne Tropoje dhe per modelin e mazhorances dhe per aktivitetin e tij ne politike. “Modeli juaj dhe i Sali Berishes qe bazohet ne vokacionin e ne endrren tone europiane, qe beme gjithçka qe ne te arrijme sa me shpejt stacionin me te shkelqyer te te ardhmes tone, Bashkimin Europiane. Modeli juaj dhe i Sali Berishes qe beson tek familja, vlerat e shenjta te saj, qe beson tek Tropoja, tek Shqiperia, beson tek kombi dhe e ardhmja e tij”, u shpreh kreu i mazhorances.

Apeli per socialistet “Demokrate dhe socialiste te ecim perpara per mandatin e trete”

Kryeministri u ka bere thirrje te votojne per mazhoracen jo vetem demokrateve, por edhe socialiste. Ne takimin e zhvilluar ne Kukes, ai tha se alternativa e PD-se eshte alternativa e gjithe shqiptareve. “Le te vazhdojme ne, te gjithe banoret e Kukesit, demokrate, socialiste dhe te çdo bindje tjeter politike, te ecim se bashku drejt fitores sepse ne keto vite se bashku kemi shnderruar ne realitet disa nga endrrat me te bukura tonat, te eterve tane, te gjeneratave te tera. Ne pak vite le te ecim ne perpara drejt fitores sepse ne pak vite ne Shqiperine e cila ishte larg e larg NATO-s e beme anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut, aleances qe çliroi Kosoven, aleances se lirise. Beme te vertete nje enderr te madhe”, tha Berisha. Kryeministri u shpreh se ne pak vite jane realizuar projekte madheshtore per vendin dhe ato do te vijojne dhe ne mandatin e ardhshem qeverises. “Le te bashkohemi ne drejt fitores demokrate socialiste, dhe qytetare te çdo bindje politike sepse ne ne pak vite se bashku çame malet, çame Kalimashin, ndertuam rrugen e kombit, rrugen qe bashkon shqiptaret, rrugen qe i dha Kukesit gjallerine me te jashtezakonshme. Le te bashkohemi ne demokrate, socialiste dhe te te gjitha bindjeve te tjera politike te ecim drejt fitores se 23 qershorit sepse ne pak vite ne kete qark ne ndertuam qindra e qindra kilometra rruge te reja”, u shpreh kryeministri, Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›