E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Legalizimet per banesat do te jene falas

Nje jave para mbajtjes se zgjedhjeve, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka premtuar legalizimin e banesave me leje falas per nje kategori qytetaresh. Sipas tij, ndertesat qe nuk jane ndertuar per turizem nuk do te paguaje asnje qindarke per legalizimin. “Nuk eshte elektorale, ku jane zonat informate, nuk flasim per shtepi te ndertuara per turizem, familjet nuk do te paguajne qindarke per legalizimet. Te gjitha shpenzimet do t’i beje shteti”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Deklarata e kreut te PS-se u be dje ne aktivitetin e Kendit te Fjales te zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve. Rama tha se nga ky proces falas do te perjashtohen vetem “ndertesat ne funksion te turizmit dhe ato qe sherbejne si shtepi te dyta”. Kryesocialisti ka folur dhe per akuzuat qe ka bere Partia Demokratike ndaj tij ne lidhje me ofendimet me karakter krahinor qe ka bere ndaj verioreve. Ai tha se nuk ka asnje deklarate te tij ku te kete ofenduar verioret. Ndersa, ashtu si Kreshnik Spahiu u shpreh i gatshem te largohej nga partia dhe nga vendi nese gjendej ne media nje deklarate e tille. “Tropojan eshte Saliu, i cili me paciperine me te madhe bredh lart e poshte neper Shqiperi, dhe posaçerisht kur takon te ardhurit nga veriu ne Tirane iu thote qe Edi Rama ju ka quajtur shpellare. Kjo eshte nje genjeshter lehtesisht e verifikueshme. Ne qofte se ka ne gjithe arkivat e televizioneve apo te radiove, figure apo ze timin ku une te kem perdorur kete shprehje, une Edi Rama sot largohem jo nga politika shqiptare, po nga Shqiperia. Largohem nga Shqiperia dhe ju kerkoj ndjese gjithe shqiptareve dhe ju zotohem se nuk kthehem me ne Shqiperi”, - tha Rama. Ne takimin e djeshem, Rama ka premtuar dhe zgjidhjen e problemeve te prones. “Kur shikojne pronaret sesi jane grabitur mijera dhe dhjetera mijera hektare per tu kthyer ne pronare, njerez te lidhur drejtperdrejte me pushtetin do te jete nje nga te vertetat me te turpshme per qeverine e Saliut”,- tha kreu i PS-se. Lidhur me programin ekonomik te PS-se, Rama ka deklaruar se aplikimi i tij per taksat do te nise ne muajin janar te vitit 2014. “Taksimin e ndershem per te gjithe ata qe marrin nje rroge do e fusim ne fuqi ne 1 janar te 2014-es. Heqjen e taksave per gjithe prodhimin bujqesor do e fusim ne fuqi ne nje janar te 2014. Heqjen e takses se ilaçeve do e fusim ne 1 janar 2014. Taksen per ushqimet baze do e fusim ne fuqi me 1 janar ne vitit 2014”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ai ka folur dhe per faturen financiare te masave qe do te marre PS-ja per uljen e taksave. “Fatura financiare e te gjitha ketyre bashke eshte e barabarte me gjysmen e parave qe u vidhen shqiptareve te nafta”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ne takimin e djeshem ne Tirane, Rama ka folur dhe per deklarimin e pasurise se tij. Ai u shpreh se e ka bere deklarimin e pasurise sipas ligjit. “Kam bere deklaraten me poste. Te posta eshte nenedaja. E merr zarfin e çon te goca e nones dhe çunat e babes dalin dhe thone si ka bere. Menjehere deklarimin e kam bere online, 93 milione leke nga “Kurbani”. Ngaterrojne botuesin me shperndaresin”,- tha kreu i PS-se.

Rama: Mos u merrni me KQZ

I pyetur dje ne lidhje me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe qendrimin qe do te mbaje PS-ja, Rama u shpreh se qytetaret duhet te mendojne te shkojne te votojne. “Lereni KQZ-ne, lereni te shkuaren dhe shikoni se pas 8 ditesh eshte stacioni kur Shqiperia takohet me te ardhmen. Qe do te thote, e shkuara vlen si pasqyre per te pare te ardhmen. Ne ate pasqyre ne mund te shohim lehtesisht rrugedaljen nga e gjithe problematika. Secili te beje detyren e vet, çdo qytetar, qytetare, çdo votues dhe votuese”, - tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›