Basha: Rama kërkon të përbaltë vullnetin e qytetarëve të Tiranës
01/06/2011 Kandidati i mazhorancës theksoi se demokracia e provon qëndrueshmërinë kur rezultati është i ngushtë
“Numërimi i çdo vote nuk është kanibalizëm, siç thotë Rama për votat e hedhura gabim”
Kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha dje se do të vazhdojë t’i qëndrojë parimit të numërimit të çdo vote të hedhur nga qytetarët, si shprehje e vullnetit të tyre të lirë. Sipas tij, nuk është kanibalizëm politik numërimi i çdo vote, ashtu siç kërkon ta paraqesë rivali socialist Rama, i cili nuk pajtohet me procesin e numërimit të votave të hedhura gabimisht në kutitë e tjera gjatë procesit të 8 majit. “Është e rëndësishme të themi se në shqyrtimin që po i bëhet tani që flasim votave të kontestuara në KQZ, proces që kandidati tjetër e quajti kanibalizëm, ai ka marrë 4 vota më shumë sesa unë. Nuk është kanibalizëm të përfshish votat në këtë proces transparent, pavarësisht se për kë janë hedhur ato. Është kanibalizëm të përjashtosh votat nga procesi. Ne jemi dëshmitarë që asnjë manipulim nuk ka ndodhur dhe deklaratat e kundërta me këtë fakt janë veçse qesharake”, tha Basha. Ndërsa në lidhje me çështjen e numërimit të votave, u shpreh se kandidatit të opozitës nuk i pëlqen kjo nismë e KQZ-së, duke kërkuar të përbaltë vullnetin e qytetarëve që votuan më 8 maj. “A duhet të numërohet çdo votë apo jo? Unë besoj se po. Kandidati tjetër mendon se nuk duhet. Ndërsa unë mendoj se e drejta është në anën time, nuk jam unë ai që vendos për këtë, por janë në fakt institucionet kushtetuese bashkërisht të pranuara. Rivali im, nga ana tjetër, nuk dëshiron të pohojë se është kundër dëgjimit të zërit të çdo qytetari, kështu që në vend të këtij pohimi ka lançuar një fushatë për të përbaltur procesin, për të ushtruar presion dhe bërë kërcënime ndaj institucioneve kushtetuese”, nënvizoi Basha. Gjithashtu, kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, u shpreh i bindur se është tërësisht e papranueshme për çdo kandidat, parti apo individ që të kërcënojë ose të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, për të marrë vendimin e tyre bazuar në çdolloj konsiderate tjetër, përveç ligjit. “Demokracia funksionon më lehtë kur rezultati është i thellë, por demokracia e provon fuqinë dhe qëndrueshmërinë e saj kur rezultati është i ngushtë vetëm nëpërmjet respektimit të verdiktit të çdo zgjedhësi, veprimit vetëm brenda institucioneve dhe zbatimit të ligjit”, deklaroi dje Basha.
Transparenca
“Çdo votë për kryetarin e bashkisë, si votat e hedhura në kutitë e tjera, ashtu edhe ato të kontestuara, qytetarët po i shohin drejtpërdrejt në ekran. Çdo votë është parë dhe numëruar në sytë e të gjithëve, në televizion. Dhe sërish, kundërshtari im dëshiron që ju të mendoni se ka manipulime. Ndërsa thotë kështu, nuk paraqet asnjë provë dhe asnjë fakt”, tha Basha.
Presioni ndaj Kolegjit
“Është tërësisht e papranueshme për çdo kandidat, parti apo individ që të kërcënojë ose të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, për të marrë vendimin e tyre bazuar në çdo lloj konsiderate tjetër, përveç ligjit. Demokracia funksionon më lehtë kur rezultati është i thellë, por demokracia e provon fuqinë dhe qëndrueshmërinë e saj kur rezultati është i ngushtë.”