Zhani Ciko dirigjon në 150-vjetorin e Bashkimit të Italisë
01/06/2011 Përvjetori i Bashkimit të Italisë çon në Bari artistin shqiptar, drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko. I ftuar nga Orkestra Sinfonike e Barit në cilësinë e dirigjentit të orkestrës, Ciko do të drejtojë koncertin lirik simfonik “Simfoni dhe Arie të Operave Verdiane”, organizuar nga komuna e Barit për të nderuar jubileun e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë.
Orkestra Simfonike e Barit e krijuar më 1968 përfaqëson një nga Orkestrat e mirënjohura në Itali. Ajo organizon stinë të rregullta koncertore. Dirigjentë të njohur botërisht si Kurt Sanderling, Anatole Fistoulari, krahas mjeshtrave si Nino Rota, Luciano Berio, Enio Moricone etj., kanë hipur në podiumin e orkestrës.
Gjithashtu solistët më të njohur të Italisë dhe në botë, si: Salvatore Açando, Marcello Abbado, Casadesus e shumë të tjerë kanë bashkëpunuar në vite duke i sjellë prestigj këtij ansambli orkestror.
Drejtorë Artistikë të Orkestrës kanë qenë emra të shquar si Bruno Campanella, Roberto de Simone dhe aktualisht Mjeshtri Marco Remzi, aktualisht edhe drejtor i Konservatorit të Barit. Në koncertin që do të drejtojë sot mjeshtri Zhani Ciko, orkestra Simfonike e Barit do të përbëhet nga rreth 60 muzikantë.
Programi i koncertit do të përmbajë nga repertori i kompozitorit G.Verdi që është simbol i periudhës historike të bashkimit të Italisë, pjesë që lidhen me këtë atmosferë si Sinfonitë nga operat “Nabuço”, “Forza del destino”, “I vespri siciliani” arie dhe duete nga operat “Macbeth”, “Aida”, “Luisa Miller”, “Traviata”, etj.
Ciko e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën, duke e konsideruar si një nder të veçantë drejtimin e një koncerti Verdian në ditën e jubileut të Bashkimit të Italisë në Bari, që veç të tjerave është dhe vendi ku jetojnë dhe shumë bashkëkombës. “Një shqiptar në podiumin e dirigjentit në sheshin historik ‘Cavour’, pikërisht aty ku është dhe pllaka përkujtimore për Luigj Gurakuqin i rrit shumë emocionet e mia për këtë eveniment sa profesional kaq edhe historik. Jam i mbushur me mirënjohjen më të thellë për të gjithë që më kanë besuar dhe nderuar jo vetëm për muzikën, por dhe përfaqësimin si shqiptar. Dhe kjo ka vlerë jo vetëm për mua”, shprehet Ciko. Në rast problemesh klimatike koncerti do të jepet në Teatrin Norba të Konversanos.