Basha Rama me INSTA kerkon te fshehe deshtimin e tij
Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryesocialistit Edi Rama për INSTAT-in. Në një prononcim për mediat pas përurimit të Rrugës “Gramoz Pashko” në kryeqytet Basha i ka cilësuar këto deklarata të rrezikshme , të cilat dëshmojnë një mendsësi të vjetër antishtet.
“Qëndrimi i djeshëm i kryesocialistit, edhe njëherë dëshmon një mendësi të vjetër anti-shtet, anti-institucione. Ky është një propozim, për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës që është Instituti i Statistikave, zë të cilin opozita e djeshme e ka përdorur sa herë i ka leverdisur. Nuk kemi të bëjmë vetëm me qëndrim me dy standarde por kemi të bëjmë me një projekt të rrezikshëm anti -shtet, zhdukja e një zëri të besueshëm siç është INSTAT, me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe fshehjen e dështimeve të pritshme dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale të 23 qershorit.
Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të çdo institucioni, do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të INSTAT-it si një institucion i zërit të besueshëm dhe i të vërtetës dhe në çdo rast do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe nxjerrjen e saj para shqiptarëve ashtu siç është, demaskimin e çdo përpjekjeje për ta manipuluar atë akoma pa u instaluar në pushtet, si një përpjekje për të manipuluar vetë kontratën e 23 qershorit që po faktohet dita ditës si një kontratë mashtrimi, karshi qytetarëve shqiptarë” – theksoi z. Basha.
Basha iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e nënkryetarit të Partisë Demokratike Astrit Patozi për garën për kreun e PD-së. Sipas Bashës çdo njeri në PD thotë atë që mendon.