Patozi Gara per kreun e PD jo korrekte Basha legjitim

Astrit Patozi, numri dy i PD-së pohon se nuk ka votuar për drejtuesin e ri të partisë. Në intervistën dhënë në emisionin Top Story, Patozi tha se gara për kreun e ri të PD-së nuk ishte korrekte. Madje, sipas tij edhe fituesi ishte përcaktuar nga kryetari i dorëhequr, Sali Berisha.
“Nuk ishte garë korrekte për shkak se fituesi ishte paracaktuar. Berisha mund të propozonte pasuesin e tij, një ndër rivalët, por nuk e bëri këtë. Ne u vumë në kushtet e një gare të pabarabartë. Krijuam një hendek. Të jeni të sigurtë se demokratët nuk do të ndaheshin për Bashën dhe Olldashin, të dy kanë merita, por mes demokratëve mund të krijohej një frakturë. Në finish njëri ishte i nënës dhe tjetri i njerkës dhe ky ishte një gabim i madh. Kjo është e dëmshme për PD-në”
Pavarësisht problematikës që ngre për garën, Patozi vlerëson si legjitim kryetari e ri të partisë.
“Basha ka pasur një karrierë të vrullshme, nuk i ka vënë këmbët në tokë, se i ka hipur kalit, por them se i ka të justifikuara, ka aftësi shumë të mira, por ka sfida përpara për t’i kaluar jo me sportivitet, por me seriozitet. Kryetari i ri i PD është legjitim”.
Përkrahjen që Berisha i ka dhënë Bashës, Astrit Patozi e vlerëson si gabim. Duke dalë hapur kundër garës së zhvilluar, Patozi deklaron se nuk do të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të partisë.
“Unë nuk do jem as nënkryetari i PD-së dhe as i grupit parlamentar. Nuk do kandidoj për asnjë nga pozicionet ekzekutive në PD, kryesi, sekretariat, nënkryetar etj, dhe pozicioni im në Parlament do jetë jashtë çdo ofiqi parlamentar që do të thotë që do jem ushtar i përkushtuar i ekipit të PD-së në parlament dhe jashtë tij por do jem në një farë mënyrë i vetëzhveshur nga të gjitha gradat, pra do jem me karabinë model 56”.
Me deklaratat e Astrit Patozit, gazetat kanë hapur faqet e para: " Patozi le postet ne PD". "Shperthen Patozi, gara jo reale dhe e deformuar", "Patozi: Berisha gaboi", "Patozi skuthet manipuluan listat ne bodrumet e PD" etj.