Basha: Rama presion KQZ-së, të llogaritet çdo votë

“Këto janë vota plotësisht të vlefshme dhe askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë qytetarëve që ushtruan të drejtën për të votuar”, tha Basha gjatë një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.
Basha u shpreh se disa bashkëpunëtorë të z. Rama po mundohen të bllokojnë me një përpjekje të dëshpëruar procesin e numërimit të çdo vote të hedhur nga qytetarët. “Uroj që z. Rama nuk po përpiqet të ndalojë numërimin e çdo vote dhe të mbysë zërin e qytetarëve”, deklaroi Basha.
Basha vlerësoi se “numërimi i votave për kreun e Bashkisë së Tiranës, të vendosura në kutitë për funksione të tjera, nuk ka të bëjë as me mua, as me z. Rama, por me faktin, nëse zëri i çdo qytetari do të dëgjohet, sepse ky është thelbi i demokracisë”.
“Unë i kërkoj KQZ-së të numërojë çdo votë, që aktualisht nuk është numëruar dhe ta bëjë këtë në mënyrë objektive, të ndershme, transparente dhe apolitike. Çdo përpjekje për t’i bërë presion, apo për të kërcënuar KQZ-në gjatë këtij procesi, është një përpjekje për të shtrembëruar procesin demokratik”, theksoi Basha.
Ai shprehu vendosmërinë e tij, që ky proces të vazhdojë të jetë i ndershëm, i lirë, transparent dhe i saktë.
/Start/
2011-05-17 19:48