E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha nderon luftëtarët për pavarësinë e Irlandës

Akti është tepër i rëndësishëm pasi ky kopsht iu është dedikuar personave që luftuan për pavarësinë e Irlandës.

Dhjetëra protestues u mblodhën atypranë ndërkohë që në vend po ndërmerret një nga operacionet e sigurisë të paprecedentë në histori pas alarmeve për bombë.

 Mbretëresha Elizabeth II mbërriti në mesditë në Irlandë për një vizitë historike, e para e një sovrani britanik që prej pavarësisë në vitin 1922.

Avioni i sovranes, që zhvillon një vizitë shtetërore për katër ditë në ishull, u ul rreth orës 11:00 GMT në aerodromin Baldonnel, jo larg Dublinit.

Presidentja irlandeze, La McAleese, e veshur me një kostum ngjyrë rozë të ndezur, mirëpriti sovranen në atë që dikur ishte rezidenca e Zëvendësmbretit, simbol i hershëm i dominimit britanik mbi Irlandën. 

Një bandë ushtarake luajti himnet kombëtare, atë irlandez dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë që në pritjen e Mbretëreshës Elisabetë, veç kryetares të shtetit irlandez McAleese i pranishëm ishte edhe kryeministri irlandez, Enda Kenny./Start/F. P/

                                                                                             2011-05-17 20:25
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›