E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohen shitësit e heroinës

Fillimisht janë arrestuar në flagrancë dy shtetas banues në rrethin e Pogradecit, të cilët shpërndanin heroinë në qytetin e Korçës.

Në pranga përfunduan Agim Jakupllari 37 vjeç dhe Redon Olldashi 27 vjeç. Fillimisht u arrestua Jakupllari, të cilit në momentin e arrestimit iu gjetën me vete pesë doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “Heroinë” me peshë të përgjithshme 2.4 gram, dhe në vazhdim të hetimeve u bë dhe ndalimi i shtetasit Redon Olldashi.

Ndërkohë, në orët e pasdites u arrestua në flagrancë shtetasi Pandi Stefo 20-vjeç, banues në lagjen nr 4 Korçë. Kjo pasi ky shtetas është kapur ditën e djeshme nga strukturat e policisë tek vendi i quajtur “Lulishtja Themistokli” ku  gjatë kontrollit personal të ushtruar iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një qese plastike me lende te dyshuar  narkotike kanabis sativa me peshë të përgjithshme 2.6 gram./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-18 09:34
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›