Basha: Rama presion drejtesise Rozeta Rapushi
Kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin" per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, ritheksoi dje se do te njohe cdo vendim qe Kolegji Zgjedhor do te jape per rezultatin e zgjedhjeve. Nderkohe qe kritikoi ashper kundershtarin, Edi Rama, se ne menyre te paprecedente, po kercenon duke i bere presion Kolegjit Zgjedhor. "Eshte e papranueshme per cilendo pale qe te beje presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor eshte nje presion i mirefillte ndaj drejtesise. Te gjithe ne e dime qe vetem nje pale e ka bere kete, dhe motivet e Rames per kete flasin vete", tha dje Basha. sipas tij, duhet ta kemi te qarte se cfare vihet ne pyetje ketu: a do te behemi nje vend modern Evropian i cili merr vendimet bazuar ne shtetin ligjor, apo do te jemi nje vend i cili merr vendime bazuar ne kercenimet per dhune? A do te kemi nje qytet qe vazhdon te konsumohet nga betejat e lodhshme politike apo do te degjojme zerin e qytetareve? "T'i themi mjaft me betejave politike, eshte koha per zgjidhje. Ne fund kjo ka te beje me demokracine. Kandidati tjeter, ne nje orvatje per te perbaltur procesin pretendon se numerimi i cdo vote eshte barbari", vijoi Basha. Duke permendur edhe nje here se numerimi i cdo vote, eshte parim i drejte dhe i ligjshem, Basha theksoi se ne themel te kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor, ne themel te drejtave universale dhe lirive te njeriut, ne themel te demokracive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian qendron parimi i numerimit te cdo vote. "Barbari eshte mos numerimi i cdo vote. Une besoj se numerimi i cdo vote eshte parimi me i drejte dhe me i ligjshem. Rama nuk mendon keshtu. Nuk ka problem. Nuk eshte e thene qe te biem dakord per cdo gje dhe kandidati tjeter ka te drejte te perdore cilindo mjet brenda sistemit tone ligjor, qofte kjo edhe nese beson me te vertete se te mbysesh zerin e qytetareve eshte e vetmja rruge. Megjithate, kur institucionet tona te pavarura, bashkerisht te pranuara, japin verdiktin perfundimtar, eshte detyra e te gjitheve ne te pranojme kete verdikt, sepse ligji qendron mbi te gjithe ne", beri te qarte kandidati i mazhorances. Basha permendi se ka deklaruar dhe do te deklaroje se cilido qofte verdikti perfundimtar i procesit, ai do ta pranoj ate. Ndonese ne anen tjeter, kundershtari i tij beri zgjedhjen e tij per te mos njohur vendimet e Kolegjit Zgjedhor per arsyen e thjeshte se keto vendime jane bazuar ne ligj dhe jo tek interesat e tij politike. "Gjate gjithe ketij procesi, bashkesia nderkombetare ka qene e pranishme dhe ata kane folur njezeri duke i bere thirrje te gjitha paleve te ndjekin institucionet ligjore, shtetin ligjor dhe te pranojne rezultatet. Bashkesia nderkombetare ka qene gjithashtu e qarte kur deklaron se dhuna dhe kercenimet per dhune nuk kane vend ne kete proces. Askush nga Bashkesia Nderkombetare nuk i ka vene ne dyshim vendimet e Kolegjit Zgjedhor. I vetmi qe e ben kete eshte Z. Rama", theksoi kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin" ne bashkine e Tiranes.