E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet i riu në liqenin e Tujanit, policia në kërkim të trupit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së mërkurë, ku një i ri ka humbur jetën teksa lahej në liqenin e Tujanit, në zonën e komunës Dajt në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë mësohet se kater shokë të cilët po laheshin në liqen, nuk kanë mundur të shpëtonin shokun e tyre, Shkëlqim Canga, 35-vjeç.
 

Tre personat të cilët kanë mbijetuar duke dalë ne breg, kanë dhënë sinjalin duke kërkuar edhe ndihmën e uniformave blu. Në vendngjarje tashmë gjenden palumbarë, të cilët po bëjnë kërkime për të gjetur trupin e viktimës.

Ndërkohë që 3 djemtë e tjerë, shokët e viktimës po merren në pyetje nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›