E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Rama u premtoi heqje taksash ambulanteve, qe nuk paguajne taksa

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ka shprehur vendosmerine tij, per t’i ardhur ne ndihme komunitetit te biznesit, jo vetem permes reduktimit te taksave dhe tatimeve per bizneset qe i paguajne ato, por dhe me ndertimin e infrastruktures se nevojshme per ta. Basha ka ironizuar dje edhe ish-kryebashkiakun Rama, i cili u premtoi tregtareve ambulante, te cilet nuk paguajne taksa se do t’ua heqe ato. “Ky eshte nje lajm i mire per tregtaret e Laprakes, per te gjithe ata tregtare te licencuar dhe qe paguajne taksat minimale edhe per tregtaret ambulante, qe takoi dje zoti Rama dhe qe nuk paguajne asnje takse dhe qe ai ju premtoi qe t’ju hiqte taksen, qe ata nuk paguajne”, tha kryebashkiaku Basha. Ai theksoi edhe njehere vendosmerine per t’i ardhur ne ndihme komunitetit te biznesit te kryeqytetit, duke filluar nga biznesi i vogel, si punedhenesi kryesor i qytetit dhe padyshim keto investime do te shperndahen ne menyre proporcionale. Sipas Bashes, keto investime jane dhe mbeten nje nga garancite kryesore, qe pertej fjaleve, kjo Bashki eshte e vendosur me vepra, me fonde, me buxhet, t’i vije ne ndihme te gjithe qytetareve te Tiranes, t’i vije ne ndihme ekonomise se qytetit, per nje jete me te mire dhe per shanse me te mira per punesim dhe mireqenie. Para pak kohesh, bashkia e Tiranes vendosi heqjen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave vendore. Nje gje e tille, u be me qellim lehtesimin dhe mbeshtetjen e biznesit ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›