E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet e deputeteve, sherr ne KQZ per proceduren e ndarjes Rozeta Rapushi

Debate te ashpra ne mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per proceduren e ndarjes se mandateve te deputeteve per zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe per rendin e dites. Nenkryetari i KQZ-se, Denar Biba, ngriti shqetesimin se pse ky institucion i drejtohet Kuvendit per mandatet. Megjithese ishte parashikuar ne rendin e dites, qe ne mbledhje te diskutohej dhe miratohej fillimisht shperndarja e fondeve per partite parlamentare, perfaqesuesit e Partise Socialiste ne KQZ, kane kembengulur te fillohet me kerkesen e tyre, te cilesuar si informacion mbi numrin e banoreve ne Qarkun e Kukesit. “Ne kerkojme informacione mbi shifrat qe na jane sjelle nga Ministria e Brendshme. Ajo kerkese qe ju keni bere ne Kuvend per ndarjen e mandateve, eshte antikushtetuese. Ne si institucion duhet te sigurojne barazine mes votes se qytetareve, pavaresisht zones ku banojne”, - u shpreh Biba. Madje debati shkoi deri ne nderprerjen e mbledhjes se djeshme, per shkak se nenkryetari Biba u cua nga diskutimi, sepse nuk mori fjalen. “Ne kerkojme mbledhje te KQZ dhe prezantimit te ceshtjeve qe na shqetesojne dhe na refuzohet pa asnje baze ligjore. Pa asnje kompetence, sekretarja i drejtohet Kuvendit. Zoterinjte e KQZ nuk moren vendim per ndarjen e mandateve dhe i ndani ju si ne 2009. Se pari, te pakten ne 2009 Arben Ristani pati guximin edhe e dergoi vete dhe mori pergjegjesine e tij, mire apo keq. Se dyti, ajo qe me shqeteson, eshte shtimi i popullsise ne disa qytete. Te gjithe po shkojne drejt Kukesit. Kjo situate e ben te pamundur ndarjen e mandateve me popullaten e Shqiperise. Nese do te aplikohej popullata e vitit 2009 ne 2013, do ishte nje ndarje e pabarabarte”, tha Biba gjate nderprerjes se mbledhjes. Perballe ketyre kerkesave, kryetarja e komisionit, Lefterije Lleshi tha se shqetesimeve te anetareve te KQZ per popullsine, do t’u kthehet pergjigje nga Ministria. “Ju do te merrni pergjigje me shkrim per kerkesat dhe pyetjet qe keni. Kemi nje tjeter rend dite”, - u pergjigj Lleshi. Sipas kryetares Biba, eshte shnderruar ne zedhenes dhe orientues te gazetareve. Debate shkaktoi edhe shqyrtimi i projektvendimit per ndarjen e fondit per partite politike. Nenkryetar i KQZ-se, Biba ngriti shqetesimin se pse Fryma e Re Demokratike nuk perfiton fonde. “FRD ka shprehur shqetesimin se nuk do te perfshihet ne listen e partive qe do te perfitoje nga fondet vjetore. Ajo eshte nje parti qe e ka 1 deputet ne parlament. Por, ne fund te fundit Kushtetuta e lejon qe deputetet nuk jane te lidhur me mandatin e tyre”, tha Biba. Por sipas Kryetares se Komisionit, kerkeses se FRD-se per fond vjetor, administrata e KQZ i eshte pergjigjur me pretendimin se nga fondi perfitojne partite qe moren pjese ne zgjedhjet ne 2009. “Si duket FRD eshte ankuar tek Biba”, - ironizoi Lleshi. Me gjithe debatet e zhvilluara, KQZ miratoi me shumice votash vendimet qe ishin ne rendin e dites, perfshire edhe buxhetin per partite politike dhe per organizimin e zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›