Basha: Rritja e çmimit të energjisë ka varfëruar shqiptarët!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të larta në Ballkan. Ai thekson se “rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët.
Nëpërmjet një video, lieri demokrat Basha akuzon qeverinë se nuk mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë.“Mos harroni të fikni drita para se të dilni nga shtëpia. Sepse çmimet e energjisë janë më të lartat në Ballkan. Rama premtoi t’i ulte ato, por dështoi. Çmimet e energjisë janë më të larta se kurrë, le t’ja fikim drita regjimit të tij dhe të sjellim një energji të re për vendin tonë”, tha Basha.
Kreu i PD bën thirrje thirrje që të rrëzohet ky regjim dhe të rikthehet shpresa për shqiptarët.“Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”, shprehet ai.