E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellesi, TAP nis blerjen e tokave per tubacionet Eglantina Nasi

Konsorciumi i gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP), tashme ka nisur procesin e vleresimit dhe menaxhimit te siperfaqeve te tokes ku eshte parashikuar te kaloje tubacioni i tij. Lajmi eshte bere me dije nga vete drejtuesit e tij, publikuar edhe ne faqen zyrtare te konsorciumit, duke detajuar se cfare sinjifikon ne te vertete ky proces. Sipas tyre, fjala eshte per nisjen e procesit te blerjes dhe marrjes me qira te tokave nga ku do te kaloje kjo veper e rendesishme energjetike. E ne kuadrin e realizimit te kesaj faze, behet me dije se jane autorizuar tashme kontraktoret per mbledhjen e te dhenave mbi pronesine e tokes nga ku do te kaloje gazsjellesi prej plot 870 kilometrash gjatesi. Ku qellimi eshte ne praktike, qe te identifikohen pronaret, te vendosen kufijte e pronesise reale ne kuadrin e zbatimit te projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik, si edhe te vleresohen tokat qe do te preken ne kuadrin e realizimit te tij. Teksa mesohet gjithashtu edhe fakti se konsorciumi i gazsjellesit Trans-Adriatik, do te kerkoje akses te perkohshem mbi token nga ku do te kaloje ai, kundrejt nje pagese. Si edhe akses te perhershem ne ato zona ku do te vendosen stacionet e kontrollit dhe te shperndarjes, si stacione kompresoresh, stacionet e valvulave etj. Sakaq, lajmi i publikuar ne faqen zyrtare te konsorciumit te TAP-it, pohon gjithashtu edhe se i gjithe ky aktivitet po ushtrohet sipas standardeve nderkombetare te vendosura nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, per kompensimin e drejte dhe ne menyre transparente te te gjithe pronareve qe preken nga ky ndertimi i ketij rrjeti te rendesishem te gazit , nga Azerbajxhani, drejt Evropes. Per kete arsye, konsorciumi ka kontraktuar edhe kompanine holandeze “Royal Haskonding DHV”, qe eshte pikerisht e specializuar ne menaxhimin e te tilla projekteve. Ndersa ne vitin 2014, konsorciumi synon futjen ne bisedime me te gjithe pronaret per te pasur aksesin e deshiruar. Qe do te thote ne terma praktike, se ai planifikon te hyje ne marreveshje me ta, duke rregulluar menyren e duhur per te patur akses mbi token ku ai do te investoje ne kuadrin e ndertimit te gazsjellesit.

870 km, per 10 miliarde m3 gaz

Gazsjellesi Trans-Adriatik (TAP), eshte nje projekt ambicioz, i cili do te transportoje gazin nga fushat e Shah Deniz II ne Azerbajxhan, drejt Europes. Me nje gjatesi prej 870 kilometrash, ai do te lidhet me gazsjellesin Trans-Anatolian (TANAP) ne Turqi dhe do te transmetoje permes Greqise, Shqiperise dhe Italise nje sasi gazi prej plot 10 miliarde metrash kub ne vit. Ndersa transmetimi i dyfishit te kesaj sasie, eshte parashikuar te ndodhe ne vitin 2019.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›