Basha: Sheshi “Skënderbej” do të rishikohet

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës thotë se projekti me të cilin po punohet aktualisht nuk i jep një zgjidhje të qëndrueshme çështjes së trafikut, pasi nuk ka asnjë nënkalim apo by pass që do çlironte situatën e trafikut.
“Çlirimi i përkohshëm i trafikut është një urgjencë me të cilën po merret Bashkia dhe ekipi im dhe paralelisht me këtë do të ecet me një studim që do të rishikojë mundësitë për një zgjidhje afatgjatë të çështjes së trafikut në sheshin ‘Skënderbej’”, citohet z. Basha nga e përditshmja “Panorama”.
Lidhur me hipotekat, ai thotë se kjo çështje paraqet kompleksitet, pasi është e ndarë mes bashkisë dhe institucioneve të tjera. /Start/
2011-08-05 12:05