E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vret djalin e Muamar Gedafit

Forcat e NATO-s kanë vrarë mëngjesin e sotëm një prej djemve të diktatorit libian, Muamar Gadafi. Bëhet fjalë për djalin e tij më të vogël, Khamis Gadafi.

Lajmi për vrasjen e tij është konfirmuar nga ana e rebelëve. Khamis ishte komandant i Brigadës 32 dhe gjithmonë në vijën e parë të frontit në luftën kundër kryengritësve libianë. Rebelët e kishin pagëzuar me nofkën Kasapi.

Ky është djali i dytë i Gadafit që është vrarë, që pas ndërhyrjes së forcave të NATO-së në Libi, për të ndihmuar popullsinë e këtij vendi nga dhuna e Gadafit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›