Pushimet verore, fluks hyrjesh në Kakavijë

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës thanë se gjatë 11 orëve të fundit nëpërmjet Kakavijës kanë hyrë 5 mijë emigrantë, 1 875 automjete, si dhe 45 autobusë të linjës ndërkombëtare Athinë-Tiranë.
"Aktualisht, në dispozicion të emigrantëve funksionojnë 8 sportele në hyrje dhe katër në dalje, ndërsa në doganën greke funksionojnë 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje”, thanë burimet e mësipërme, që shtuan se në vendkalimin kufitar të “Tre Urave” në Përmet, po gjatë kësaj periudhe kohore, kanë hyrë 1500 shtetas me 170 automjete.
Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, krahas këtyre dy pikave të vendkalimit kufitar, është edhe pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, që funksionon vetëm për këmbësorët. /Start/
2011-08-05 12:34