E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqiperia ne Organizaten e Detit te Zi, 16 vjet suksese e bashkepunim

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, pershendeti dje, me ane te nje deklarate, 16-vjetorin e krijimit te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Vendeve te Detit te Zi (BEDZ). Duke theksuar faktin se Shqiperia eshte kryesuesja e radhes e kesaj organizate, Basha theksoi se BEDZ eshte nje strukture funksionale dhe deshmi te vleres se interesave te perbashketa. Sipas Bashes, organizata shfaqet sot si nje aktor rajonal me peshe dhe imazh te konsoliduar, qe i sherben bashkepunimit sektorial ndermjet vendeve anetare. "Anetaresimi ne BEDZ, i pari bashkepunimi rajonal per Shqiperine, pas periudhes se vetizolimit, ndjek qellime te qarta strategjike, ne funksion te interesave tona shteterore, pershpejtimin e reformave drejt ekonomise se tregut, shkembimin e eksperiencave pozitive, inkurajimin e dialogut politik", deklaroi Basha ne fjalen e tij. Pervjetori i 16-te i krijimit te BEDZ-it, e gjen Shqiperine ne cilesine e kryesise se radhes se kesaj organizate per periudhen maj-tetor 2008. Ne kalendarin e aktiviteteve te kryesise shqiptare te BEDZ-it parashikohen me shume se 55 evenimente, perfshire takime te ministrave, konferenca nderkombetare, takime te grupeve te punes, seminare, qe synojne rritjen e bashkepunimit ne fushen e energjise etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›