Bregu: Qeveria shqiptare po ploteson detyrimet e MSA
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, zhvilloi nje vizite dyditore ne Bruksel, ku mori pjese ne Takimin e 15-te Nderparlamentar BE- Shqiperi dhe ne takimin e 18-te te Grupit Konsultativ. Ne takimin me europalamentaret, ministrja Bregu u fokusua ne plotesimin nga ana e qeverise shqiptare te detyrimeve qe rrjedhin nga MSA-ja. Po keshtu, ministrja e Integrimit, iu kerkoi eurodeputeteve qe edhe ne vijim te deklarates se keshillit t'u kerkojne vendeve anetare, te cilat nuk e kane ratifikuar ende MSA-ne me Shqiperine pershpejtimin e procedurave te ketij ratifikimi. Ne takimin e 18-te te Grupit Konsultativ ndermjet BE dhe Shqiperise, delegacioni shqiptar u kryesua nga ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, ndersa delegacioni i BE-se, Damain Sedar, perfaqesues i Presidences Sllovene te BE-se dhe Dirk Lange, shefi i Njesise per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen prane KE. Ky takim u perqendrua mbi progresin e Shqiperise ne disa fusha prioritare te percaktuara ne Partneritetin Evropian te Shqiperise. Fushat e perfshira ishin reforma elektorale, kthimi i pronave, liria e shprehjes, te drejtat e njeriut dhe te drejtat e minoriteteve. Ministrja Bregu pershkroi progresin e Shqiperise ne keto fusha dhe nenvizoi planet e qeverise per permiresime te metejshme.
F.Mejdini
F.Mejdini