E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Shqiptarët do vazhdojnë përpara me PD, dy gishtat e lirisë janë në zemrat e demokratëve

02-06-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, në çeljen e fushatës elektorale të PD në Kavajë

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, në çeljen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës ka deklaruar se jo vetëm Kavaja, Tirana, por e gjithë Shqipëria ka vendosur që të ecë përpara me Kryeministrin Berisha. Sipas tij, “Kavaja është zemra e Demokracisë dhe demokratëve shqiptarë. Shqipëria ka pësuar transformime të mëdha, trasformime që na japin mundësi të rikonfirmojmë fitoren me 23 qershor”. “Sot, shtoi kryebashkiaku Basha, “kemi modelin Berisha, punësimin, zhvillimin dhe mirëqenien e popullit shqiptar, sot kemi rrugë, ujë, drita, jemi anëtar të NATO-s, dhe lëvizim të lirë në Europë dhe pas 23 qershorit do të nisim negociatat për lëvizjen e lirë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ndërsa sipas tij, “Modeli tjetër është modeli Rama, modeli i një politikani të konsumuar, që hiqet si nuse e re. Ai dje pohoi se kishte mundësi të ulte taksat, por asnjëherë se bëri këtë, pasi ai nuk di të ulë taksat, por di mjaft mirë si rriten ato".  “Sot nuk dua të ndalem tek arritjet, por nuk mund të hesht, pa theksuar se falë rrugëve që janë ndërtuar, çdo shqiptari i janë falur 15 ditë jetë më shumë, ditë të cilat kemi më shumë mundësi të rrimë me miqtë tanë..etj, ndërsa Edi Rama sot ka 3 orë më shumë në ditë për të sharë Sali Berishën për rrugët që kemi ndërtuar”, theksoi Basha. “Rama, kur erdhi këtu ju tregoi atë që ai është në të vërtet se do të thyej dy gishtat e demokracisë të cilat shkërmoqën murin famëkeq të Berlinit në Shqipëri, duke treguar se “Rilindja” sipas Ramës është rievokimi i bllokmenëve, pra sistemit komunist”, nënvizoi Basha. “Prandaj ne këtij lideri të fundit të komunistëve, theksoi Basha do i themi jo, s’do i japim shansin të kthejë mbrapa Tiranën, Kavajën dhe Shqipërinë dhe nga këtu i bëj thirrje, hiq dorë nga gjuha e egër e urrejtjes ndaj shqiptarëve, pasi më 23 qershor do të marrësh përgjigje nga Kavaja dhe gjithë Shqipëria." "Të gjithë shqiptarët e kanë vendosur tashmë, ti nuk do jesh lideri i tyre, pasi Shqiptarët, Kavaja, Tirana duan të udhëhiqen nga Sali Berisha, për të ecur përpara drejt zhvillimit, mirëqenies dhe punësimit”, përfundoi Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›