E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do të mbyll të gjitha tunelet e rrugëve të Berishës

02-06-2013 / Gazeta 55

Platforma për mbylljen e tuneleve të rrugëve që ndërtoi Berisha, s’ka kuptim ekologjik a gjeologjik, por së pari do t’u kthente strategëve të fushatës së brezit të dytë të pinjollëve të Bllokut, Shqipërinë fragmentare, Shqipërinë që mund të manipulohet më kollaj, qoftë me mercenarizmin e votës, qoftë edhe me ripërdorimin e klisheve të luftës së klasave kundër parive të rajonit

Kandidati për kryeministër, nga ana e opozitës s’ka të ndalur me përsëritjen e ofertës së tij politike, për të prishur, mbyllur a anuluar çfarëdolloj gjëje e mirë e kryer në këtë vend, këto 8 vite. Pasi ka kërcënuar bizneset se do t’ua rrisë çmimet, pasi ka deklaruar anulimin e mbi 300 koncesioneve për hec-e apo shfrytëzim të pasurive të tjera kombëtare, Edi Rama shpalli dje se do të anulojë edhe Planin e ri Urbanistik të Tiranës. Në vend që të kërkonte ndjesë se pse e mashtroi kryeqytetin dhe e la pa plan rregullues për 11 vjet rresht, pa u skuqur fare u strehua tek alternativa e prishjes dhe e bllokimit. Kthimi tek politika e mllefit është një strategji për të fshehur mungesën e alternativës qeverisëse, programit elektoral, rivalitetet dhe divergjencat me LSI-në, por kryesisht për të shmangur ballafaqimin me investimet që tashmë shihen në dritë të diellit prej të gjithëve. Investimet në rrugë janë pengesa më e madhe për t’u manipuluar nga strategët që përgatisin propagandën e opozitës. Në pamundësi që të futet minarja në thes, është zgjedhur alternativa e mohimit, si rruga më e thjeshtë për të shmangur debatin për investimet dhe për të folur pa prova, për “rilindjen” që i ofrohet vendit. Në funksion të këtij nihilizmi, kemi qëndrimet antikoncesione, qëndrimet antibiznes, qëndrimet antiturizëm e tash së fundi edhe qëndrimet kundër historisë së re të shqiptarëve, në rrëzimin e diktaturës komuniste.
Por kulmi regjistrohet me kurbën e refuzimit për të folur për tunelet, si risitë që po e zvogëlojnë Shqipërinë, po e rrisin kohezionin mes shqiptarëve dhe janë etaloni më i mirë i një Shqipërie të Zhvilluar që po synohet të arrihet brenda vitit 2017-s. Në Elbasan socialistët po u thonë banorëve që të mos e shfrytëzojnë tunelin e rrugës së re, pasi prej tij do të dalin më të varfër. S’mbetet veçse të dëgjojmë edhe platformën solemne për mbylljen e tuneleve të rrugëve që ndërtoi Berisha, pasi kjo mbyllje s’do kishte ndonjë kuptim ekologjik a gjeologjik, por së pari do t’u kthente strategëve të fushatës së brezit të dytë të pinjollëve të Bllokut, atë Shqipërinë fragmentare, Shqipërinë që mund të manipulohet më kollaj, qoftë me mercenarizmin e votës, qoftë edhe me ripërdorimin e klisheve të luftës së klasave kundër parive të rajonit. Thirrja për mbylljen e tuneleve është shqiptuar së pari në Elbasan, si sprovë filologjike nga Ben Blushi, kur ka folur për panevojshmërinë e këtij investimi për Elbasanin, e pritet të nisë si një version lëvizjeje çartiste, në ditët e fundit të fushatës, kur PS-së të mos i funksionojë më as propaganda e as alternativa e tritolit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›