E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Si ndryshon Tirana me Planin e ri Urbanistik

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ne nje interviste te zgjeruar ne emisionin “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu ka dhene mbreme detaje te zbatimit te Planit te ri Rregullues te Tiranes dhe ndryshimet qe ai i sjell kryeqytetit. Basha iu pergjigj edhe akuzave te bera nga opozita duke evidentuar se plani nuk sjell ngushtim te hapesirave te gjelbra, perkundrazi sjell 5-fishim te tyre ne vitet ne vijim. Po keshtu Basha foli dhe per ndertimin e bulevardit te ri, xhamise se re, er terminalin multimedial si dhe per pjesemarrjen e tij ne fushaten zgjedhore qe eshte ne prag.

Z. Basha, ju keni pasur nje premtim elektoral qe plani rregullues do te mbaronte brenda majit 2012. Por plani duket se u shty me nje vit, pse ndodhi kjo?

Se pari dua te them se kemi ardhur ne moment te vecante, madje historik do ta quaja, pasi per 23 vjet, Tirana, nuk kishte asnje plan. Per here te pare kemi nje plan te plote te miratuar. Asnjehere nuk ka pasur nje plan te plote qe te kishte kaluar te gjitha elementet ligjore. Pare nga kjo pikepamje besoj se i kemi qendruar disa afateve. Eshte miratuar plani sipas ligjit ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak si dhe ne mbledhjen e KRRTRSH-se. Ka pasur tre perpjekje zyrtare per te hartuar nje plan urbanistik qe nga viti 1993. Por ne ia dolem ta bejme. Nuk ka pasur asnje pengese tjeter pervec vullnetit politik.

Ju po thoni qe ish-kryetari nuk kishte vullnet politik?

Kjo eshte nje pyetje per zotin Rama. Por une dua te flas dhe per z. Tan Lame, bashkepunetor ne procesin e konsultimit te planit. Une do t’i shtoja listes se z. Lame nje pergjigje te pyetjes se ne kushtet e ketij plani nuk mund te ndodhin tjetersime te tilla, si vendosje te objekteve qe brenda nje parcele te zhvillohen pallate 12 kate dhe komshinjte te mbeten me shtepite duke u shembur dhe nuk mund te ndodhe ngushtim me dhjete here te siperfaqeve te gjelbra. Mungesa e vullnetit politik eshte dicka per te cilen duhet te pyesnin ate qe nuk e pati vullnetin politik, qe solli mungesen e planit dhe qe solli ndaljen e hovit te zhvillimit te qytetit. Plani rregullues i Tiranes pas 23 vjetesh tashme eshte ne fuqi.

Ka disa akuza te opozites. Per shembull cfare do te behet me lulishten mbrapa Pallatit te Kultures?

Le te themi se plani nuk e konceptin shesh ndertimi. Kemi marre nje zone te degraduar publike e cila ka pronare. Keta pronare nuk rane pre e babezise se edhe kjo do te ishte kthyer ne nje zone ndertimi. Me nje nderhyrje minimale ne i kemi dhene nje impakt maksimal kesaj zone. Ne kete zone sikunder ne zonat e tjera ne pronesi private ne do te lejojme ndertim 50 % dhe pjesa tjeter e kesaj lulishte mbetet e paprekur. Ne planin urbanistik pronaret do te ballafaqohen me dy mundesi, me procedurat e shpronesimit per interes publik, qe do te mbetej keshtu si lulishte, ose me skema te tjera ku serish te pakten 50% do te mbetet lulishte.

E njejta akuze vjen per lulishten qe shtrihet ne stacionin e autobuseve?

Kjo mbetet lulishte. Ketu del nje paradoks i madh. Jo vetem nuk merret pergjegjesi per ate zone si u la per 11 vjet, por sulmohet kjo iniciative. Dhe ne momentin e perfundimit te nje plani qe ruan te pakten 50% te siperfaqes se gjelber, ata dalin e sulmojne, nderkohe qe vete e kthyen ne sheshe ndertimi. Ketu jane zhdukur lulishtet publike, qe kane qene te tilla. Ndersa kjo ishte grope dhe u kthye ne lulishte. Perseris qe te akuzosh kete plan urbanistik qe zhduk gjelberimin eshte njelloj sikur Hitleri te akuzonte Ajzenhaurin per ndeshkimin e hebrenjve.

A “kafshon” Varrezat e Deshmoreve Plani Urbanistik?

Aspak. Eshte nje akuze qesharake. Thelbi i akuzave te bera eshte moskonstatimi me deshire i planit urbanistik. Plani thote qarte se nuk preket parku i liqenit. Nuk mund te ndertohet atje. Si ne te gjitha hapesirat e gjelbra kemi te bejme me nje interes publik. Duke iu referuar zotit Lame, i drejtohem ketyre hartuesve te akuzave qe sot duhet te kerkojne falje.

A konstatoni qe zgjerimi i rruges se Elbasanit ka “kafshuar” nga parku apo nga oborri i Pallatit te Brigadave?

Zgjerimi i rruges se Elbasanit natyrisht ka shkaktuar nje zvogelim te siperfaqes se parkut. Por nje gje ju siguroj zgjerimi i kesaj arterie e qytetit eshte domosdoshmeri edhe per autostraden e Elbasanit. Pasi nepermjet kesaj autostrade nuk mund te futeshe dot ne rrugen e Elbasanit ne ato kushte qe ishin. Ne presim qe punimet te perfundojne sa me shpejt. Kjo pjese e rruges e fut Tiranen ne trajektoren e Korridorit 8. Plani urban parashikon nje skeme racionale te shperndarjes se trafikut. Ai shperndahet ne menyre te barabarte.

Xhamia e re do te ndertohet te pjesa e Namazgjaze qe eshte lulishte?

Eshte nje fakt publik se komisioni per xhamine e re te Tiranes ka marre nje vendim per ndertimin e saj ne kete prone qe eshte e Komunitetit Mysliman. Eshte nje nga pronat e pakta te pakontestuara te Komunitetit Mysliman. Nuk besoj se ka shqiptar qe mund te justifikoje mungesen 22 vjecare te xhamise se Tiranes. Ish kryetari i bashkise pati nje projekt te pakonsultuar me komunitetin. Bashkia e Tiranes nuk mund te mbyllet ne bunker sic u mbyll, por duhet te jete gjitheperfshires dhe transparente. Pikerisht kjo eshte filozofia jone. Xhamia nuk mund te ndertohet ne nje prone te kontestuar.

Kur do te fillojne punimet?

Ka nje projekt paraprak. Por ne po presim ate perfundimtar. Do te jete nje xhami qe do te nderthure vlerat e arkitektures shqiptare ne kohen otomane, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne perandorine Osmane. Tre xhamite me te medha ne Stamboll kane autore arkitekte me origjinen shqiptare. Ne do te bejme nje nderthurje sa me te mire te kesaj tradite ne menyre qe xhamie te jete dhe nje tempull kulture.

Parku ne krah te parlamentit te Shqiperise do te jete zone ndertimi?

Nuk eshte e vertete. E gjithe zona qe ju permendet mbetet gjelberim.

Blloku, zona e jetes se nates, a eshte e vertete se ne lulishten e ish shtepise se Enver Hoxhes lejohet ndertimi?

Dua te kuptoni se parimet e planit nuk shnderrohen ne sheshe ndertimi. Sheshe ndertimi percaktohen ne fazen e dyte qe eshte plani i detajuar. Ne ate bllok 70% e siperfaqes se gjelber i ka leshuar vend betonit ne 22 vitet e fundit. Ato jane prona qe kane pronare dhe ky plan si ne bllok ka nje parim ate te trajtimit te barabarte te tokes. Sipas parametrave te ketij plani zhvillohet prona e pronareve te tokes. Ne cdo pjese te qytetit 50% e siperfaqes minimalisht i kthehet qytetit. Ne presim qe plani do te 5-fishoje hapesiren e gjelber brenda 4 viteve te ardhshme. Tirana eshte kthyer me keq se nje fjetore e madhe. Njerezit jane traumatizuar nga menyra sesi eshte vepruar keto vite me Tiranen. Se shpejti 500 firma ndertimi do te fillojne ndertimet. Ju e dini shume mire qe Tirana nuk ka pasur plan. Kush hynte te kryetari merrte leje edhe ndertonte. Keshtu ka qene.

Si do te paguhen pronaret qe do te preken nga plani?

Interesat e pronareve do te kene trajtim proporcional. Sipas siperfaqes dhe vleres se prones. Interesat e pronareve jane harmonizuar ne menyre te plote. Cdo pronar ka shanse te barabarta.

A preket Parku Rinia?

Sigurisht qe jo.

Po parku tek Vellezerit Frasheri?

Sigurisht qe jo.

A preken lojerat e Rruges se Elbasanit?

Jo.

Zona e Piaces?

Ka nje propozim qe vjen. Por nuk perjashtoj qe ne funksion 100% publik mund te bejme te mundur ndryshimin e parametrave te kesaj zone.

Si eshte parashikuar ndertimi i terminali multimedial?

Kostoja e investimit eshte 21 milion euro. Por behet projekti me nje fond nga BERZH-i qe do te jape kredine firmes private qe do te ndertojne stacionin. Do te kete stacion per autobuse nderkombetare, interurbane, multifuksionale. Dihet qe BERZH nuk eshte banke humbese dhe perderisa e ka marre persiper financimin e tij do te thote qe ky studim do te sjelle fitime ne te ardhmen. Madje eshte parashikuar qe 50% do te jete kthimi i investimit. Eshte investim privat per qellime publike. Brenda marsit shpallim tenderin dhe tenderi do te kete afate per ndertimin. Ne duam qe te nise dhe te perfundoje sa me shpejt. Do te vendoset tek zona e Ktheses se Kamzes. Trami eshte investim konkret. Eshte projektuar linja Kinostudio-Kombinat. Pritet qe BE te miratoje studimin per linjen tjeter, deri te Tirana e Re. BE dhe qeveria franceze kane dhene fonde per ndertimin e Tramit.

Si eshte parashikuar ndertimi i bulevardit te ri?

Projekti i cili ka perfunduar nga ana arkitekturore. Ne presim qe brenda marsit te nisim investimet paraprake per te pergatitur sheshin e ndertimit sic eshte zhvendosja e hekurudhes dhe heqja e linjave te tensionit te larte. Dhe ne kete periudhe do te hapim tenderin. Sigurisht qe ky investim historik dhe strategjik te perfundoje sa me shpejt. Te jeni te sigurt qe ne qe ndertuam rrugen e Kombit nuk do ju zhgenjejme. Ne duam qe ta zbatojme projektin brenda 2 vjet e gjysme. Financimi paraprak i projektit eshte 36-38 milion euro. Ne jemi ne tratativa me shtetin e Katarit por te konkretizuar nje marreveshje financimi. Ne kete projektim parashikohen institucione tregtare, institucione sportive, kulturore dhe nje qender koncertesh. Ne kete aks sikunder ne aksin historik edhe ketu do te vendosim nje sere institucionesh. Stadiumi “Qemal Stafa” nese FSHF kerkon ta rindertoje pa prishur elementet historike, jemi dakord. Por aty nuk mund te kete edhe stadium edhe qender komerciale.

Zoti Basha nje pyetje politike, a do te jeni pjese e fushates se PD-se per nje mandat te trete qeverises?

Bashkia fushaten e saj e ka ne vitin 2015. Axhenda ime do te jete pune ne sherbim te Tiranes. Fushata me e mire qe une mund te bej eshte angazhimi im total ne permiresimin e jetes se qytetareve te Tiranes. Ne do te tregojme se Tirana ka ndryshuar dhe se ky ndryshim ka ardhur si rezultat i nje energjie te re dhe te nje fryme bashkepunimi me te gjithe instancat, me qeverine, qytetaret, me minibashkite e drejtuara nga socialistet. Ky eshte angazhimi me i mire i imi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›