E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjyqi per te pandehurin Neritan Tabaku

Është hera e pare qe ish gjyqtari Neritan Tabaku del ne publik qe pas akuzave ndaj tij pas vrasjes qe kreu  Ilir Xhakja. Ne seancën e pare si i pandehur, Tabaku ka kërkuar te largoje gjyqtarin Bujar Krasniqi, i cili sipas tij do te ndikohet nga ministria e drejtësisë.
Gjyqtari nuk e ka pritur mire lidhjen qe i pandehuri beri për familjaret e tij, megjithatë kërkesa ishte një e drejte e Tabakut.
Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorëve ai liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, për sa i përket rastit të vrasjes së shtetasit Qerim Maloku në vitin 1998. Nese Xhakja do te vuante dënimin, atëherë do te ishte shmangur edhe vrasja e komisar Adem Tahirajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›