E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Sinjalistika e dobet rrugore, veshtireson punen e policise

Tirane-Ministri i Brendshem, Lulzim Basha kerkon nga pushteti vendor bashkepunim, me qellim pajisjen dhe funksionimin e sinjalistikes se nevojshme rrugore duke filluar nga semaforet, tabelat qarkulluese prane qendrave urbane, etj. Ministri i Brendshem se bashku me ambasadorin e KE-se ne Tirane, Helmut Lohan, kane inspektuar dje nga afer trajnimin e policeve te qarkullimit rrugor nga oficere te policise austriake dhe sllovene, ne kryqezimin rrugor prane ish-shkolles Teknologjike ne Tirane. "Ne qendrat e medha urbane, vecanerisht ne Tirane, sinjalistika le per te deshiruar. Kemi raste te perditshme te mosfunksionimit te semaforeve, kemi raste te mospajisjes me sinjalistiken e duhur ne investime, apo ne riparime te investimeve perkatese. Kjo natyrisht e veshtireson punen e policise, prandaj bashkepunimi me pushtetin vendor eshte jashtezakonisht i rendesishem, pasi dhe sfida eshte e perbashket",-tha Basha. Ndersa ambasadori Lohan duke permendur numrin e larte te aksidenteve ne Shqiperi, tha se krahasuar me Austrine, kjo shifer eshte 8 here me e larte. "Drejtuesit e mjeteve ketu e ulin shpejtesine kur jane afer policit, ndersa pasi e kalojne ate e vendosin kemben mbi gaz dhe ikin me shume shpejtesi. Nje gje e tille nuk eshte fare kenaqesi",-tha Lohan.

Trajnimi i rrugoreve behet i mundur nga misioni "PAMECA III" i BE-se dhe ne te, jane perfshire rreth 150 efektiva te policise rrugore nga i gjithe vendi.

Prononcimi

"Kemi raste te perditshme te mosfunksionimit te semaforeve, kemi raste te mospajisjes me sinjalistiken e duhur ne investime, apo ne riparime te investimeve perkatese. Bashkepunimi me pushtetin vendor eshte jashtezakonisht i rendesishem, pasi dhe sfida eshte e perbashket",-tha Basha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›