E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperte britanike per ceshtjen came

Partia Drejtesi dhe Unitet beri dje te mundur qe ne kryeqytet te mberrinin perfaqesuesit e nje prej firmave me prestigjioze ligjore britanike me qellim njohjen e ceshtjes came dhe krijimin e dosjes se domosdoshme per ndjekje ligjore te kesaj ceshtjeje ne gjykatat nderkombetare. Ne mengjesin e djeshem perfaqesuesit e kesaj firme u takuan me historianet Pellumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti, per te njohur aspektin historik te gjenocidit mbi popullsine came gjate luftes se dyte boterore dhe sfondin e ngjarjeve pararendese. Po neser ata do te takohen me juriste qe jane marre me ceshtjen came, si Mentor Nazarko dhe perfaqesues te tjere, per te njohur kuadrin ligjor grek dhe nderkombetar dhe per te arritur ne perpunimin e nje pakete zgjidhjesh juridike. Po keshtu sot perfaqesuesit e kompanise prestigjioze ligjore do te jene ne qytetin e Vlores ku do te degjojne deshmitare okulare te gjenocidit mbi popullsine came. Diten e diel pritet qe kryetari i PDU-se, Shpetim Idrizi te mbaje nje konference per shtyp per te shprehur arritjet e ketyre takimeve dhe per te paralajmeruar nisjen e ndjekjes ligjore te zgjidhjes se ceshtjes came. Firma britanike eshte nje nder me te njohurat ne arenen e te drejtes nderkombetare per ceshtje te gjenocidit, spastrimit etnik dhe pronesise. Ajo eshte marre me zgjidhje ligjore te ketyre problemeve ne raste si Kosova, Kroacia, Bosnje- Hercegovina si edhe Kamboxhia me Kmeret e Kuq.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›