Forum ekonomik ne Tirane, me biznesmene turq e shqiptare
Ne pranine e krereve te dy shteteve, atij shqiptar dhe turk, dhe disa dhjetera sipermarresish nga te dy vendet, ne Tirane eshte zhvilluar sot nje forum i perbashket biznesi. Ministri i Ekonomise, Dritan Prifti teksa ka theksuar bashkepunimin ne sferen tregtare mes te dy vendeve i ka ftuar biznesmenet turq, qe te vijojne me investimet e tyre ne Shqiperi. Prifti i ka garantuar njeherazi ata per mbeshtetje maksimale nga ana e qeverise shqiptare, me politika probiznes, taksa te uleta dhe barriera burokratike drejt eliminimit te plote. Biznesi turk ne Shqiperi operon ne fusha te tilla si telekomunikacioni, sistemi bankar, minierat etj. Dy presidentet kane bere me dije, se duhet te ngrihet ne nje nivel me te larte bashkepunimi mes dy vendeve, per sa i perket atij ekonomik. Perfaqesuesit e qeverise shqiptare kane bere me dije, se jane krijuar te gjitha lehtesirat e mundshme per nxitjen e biznesit te huaj ne Shqiperi.