Seks per 1 mije leke, pranga 40-vjecares
Tirane-Policia e kryeqytetit ka zbuluar dhe shkaterruar nje cerdhe te ushtrimit te prostitucionit dhe ka vene ne pranga nje grua 40-vjecare, qe ushtronte kete aktivitet te paligjshem, si dhe pronarin e lokalit, i cili kishte vene ne perdorim ambientet e tij per kete qellim. Ne saje te operacionit te koduar "Shtepia e Vjeter", efektivet e antitrafikut kane arritur te zbulojne se ne nje lokal qe ndodhet ne rrugen "Emin Riza", ushtrohej prostitucion. Pas informacioneve te marra ne rruge operative, agjentet e policise jane vene ne vezhgim te levizjeve dhe hyrje-daljeve ne kete lokal. Pasi jane bindur per veprimtarine qe ushtrohej ne te, dy dite me pare agjentet e Antitrafikut kane organizuar edhe operacionin per kapjen e personave te dyshuar. 40-vjecarja me inicialet V.K, lindur ne Burrel dhe banuese ne Shkoze, eshte arrestuar ne flagrance duke ushtruar prostitucion me nje klient. Dyshohet se kete aktivitet ajo kishte disa muaj qe e ushtronte dhe per punen qe kryente shperblehej me 1 mije leke, nga cdo klient. Ne momentin e arrestimit, eshte marre ne shoqerim edhe klienti i radhes, por pasi eshte pyetur, ai eshte lene i lire. Bashke me gruan u arrestua edhe pronari i lokalit, 48-vjecari Hito Lamaj, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane. Ky person akuzohet per "mbajtje te lokaleve per prostitucion". Pas verifikimeve te kryera, ai rezulton se ka qene i denuar me pare per vjedhje. Mesohet se e arrestuara si prostitute, kishte rene ne ujdi me pronarin e lokalit, kundrejt parave qe i jepte, per t'i leshuar nje nga ambientet e lokalit. Dyshohet se ne kete aktivitet ajo nuk ka pasur ndonje person si tutor, qe ta shfrytezonte per qellime perfitimi. Duke qene nje lokal i thjeshte, ku hynin e dilnin shume kliente, ajo se bashku me te zotin e tij, kane menduar se do te ishin te qete nga survejimi i policise. Aktiviteti i tyre i paligjshem, ka zgjatur vetem disa muaj deri sa eshte zbuluar nga agjentet e policise. Ne momentin e arrestimit te tyre, policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shumen prej 1 mije lekesh, si dhe dy telefona celulare.
Aksioni
Ne saje te operacionit te koduar "Shtepia e Vjeter", efektivet e Antitrafikut kane arritur te zbulojne se ne nje lokal qe ndodhet ne rrugen "Emin Riza", ushtrohej prostitucion.
Arrestimi
40-vjecarja me inicialet V.K, lindur ne Burrel dhe banuese ne Shkoze, eshte arrestuar ne flagrance duke ushtruar prostitucion me nje klient. Bashke me te u arrestua edhe pronari i lokalit, 48-vjecari Hito Lamaj, i cili akuzohet per "mbajtje te lokaleve per prostitucion".
Aksioni
Ne saje te operacionit te koduar "Shtepia e Vjeter", efektivet e Antitrafikut kane arritur te zbulojne se ne nje lokal qe ndodhet ne rrugen "Emin Riza", ushtrohej prostitucion.
Arrestimi
40-vjecarja me inicialet V.K, lindur ne Burrel dhe banuese ne Shkoze, eshte arrestuar ne flagrance duke ushtruar prostitucion me nje klient. Bashke me te u arrestua edhe pronari i lokalit, 48-vjecari Hito Lamaj, i cili akuzohet per "mbajtje te lokaleve per prostitucion".