Basha: Stacione për biçikletat dhe korsi për çiklistët
Bashkia e Tiranës dha mesazhin e rëndësisë që ka për qytetin dhe qytetarët lëvizja pa makina, në funksion të reduktimit të ndotjes dhe stresit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se do të merren një sërë masash që në kryeqytet të ketë vend për udhëtimin me biçikletë.
“Unë mora biçikletën për në punë, nuk është diçka e re për mua, nuk është diçka e re për qindra e mijëra qytetarë që biçikletën e kanë pasur mjet kryesor lëvizjeje, por sot gjërat janë ndryshe. Që biçikleta të jetë një mjet transporti, jo vetëm në ditën pa makina, jo në mënyrë ceremoniale nga Kryebashkiaku, por të jetë një mjet i preferuar, sepse i tillë duhet të jetë, sepse është një mjet i shëndetshëm, është një mjet i pastër, ne duhet të marrim disa masa”, tha ai.
Basha shtoi se do të sigurohet stacione biçikletash në të gjithë qytetin ai dhe do të krijohen korsi biçikletash. “Në të gjithë qytetin e Tiranës do të shënohen mbi 22 km korsi e dedikuar për biçikletat. Së treti, qyteti do të jetë më i pastër dhe për këtë, një nga faktorët kryesorë pas ndotjes është trafiku kuturu, amullia e mjeteve private të cilat përdoren vend e pa vend, për të t’u dhënë qytetarëve komoditetin të lëvizin në qytet ashtu siç duhet të lëvizin pa asnjë vështirësi dhe pa u detyruar të marrin makinën në çdo rast”, shtoi kryebashkiaku. Më tej, ai tha se do të ketë investime të mëdha për transportin publik në Tiranë. /S.Ll/Start/
2011-09-22 12:32