E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruma nuk do të vuajë më për ujë

 Punimet për ujësjellësin e ti kanë përfunduar tashmë dhe rreth 7 mijë konsumatorë që do të furnizohen më tej.

"Përmes ujësjellësit të ri është mundësuar furnizimi, thuajse gjatë 24 orëve me ujë të pijshëm, i konsumatorëve, ndërsa po ushtrohet kontroll i vazhdueshëm përgjatë gjithë tubacionit kryesor të ujësjellësit”, thotë kryetari i bashkisë, Liman Morina.

 Për përfundimin e punimeve të këtij ujësjellësi janë akorduar 30 milionë lekë. Ujësjellësi i ri është ndërtuar me një projekt unazor, gjë që do të thotë se edhe nëse do të ketë defekte në ndonjë zonë, furnizimi me ujë i konsumatorëve nuk ndërpritet. Është një ujësjellës që ka depo prej 1000 metër kub ujë, nga 300 metër kub ujë që është depoja e ujësjellësit të mëparshëm, gjë që do të thotë se është rritur mbi 3 herë kapaciteti i ujit të pijshëm. /Start/

                                                                                             2011-09-22 15:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›