E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia jonë kërkon vetëm femra

 Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme kanë hartuar disa masa të përhershme dhe të përkohshme, të cilat do të pasohen dhe me ndryshimet në Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit.

 Këto ndryshime synojnë të eliminojnë disa pengesa lidhur me pranimin dhe karrierën e grave në Policinë e Shtetit. Për këtë arsye, sot është hapur fushata e aplikimi për në Shkollën Bazë të Policisë së Shtetit vetëm për gra e vajza nga i gjithë vendi. Fushata e aplikimit nis tani dhe zgjat për dy muaj me radhë, deri më 18 nëntor 2011.

“Për nxitjen e aplikimeve nga vajzat dhe gratë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme  nisin një fushatë sensibilizuese dy mujore, e cila do të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit. Fushata mbështetet edhe nga partnerët tanë strategjikë ICITAP, PAMECA, UN Women etj. Të dashura gra dhe vajza! Realizoni një ëndërr tuajën dhe bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit sot! Kontributi dhe pjesëmarrja juaj do të pasurojnë organizatën tonë!”, tha zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-22 13:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›