Tirana e shënon me trafik “Ditën pa makina”

Por në Tiranë, edhe pse zyrtarisht u kremtua kjo ditë, trafiku sot ishte njësoj si ditët e tjera në mos më i rënduar. Rrugët e prishura në qendër dhe tejet të ngarkuara në segmente të tjera, lënë pak hapësira për të marrë një biçikletë, të paktën vetëm për këtë ditë.
Megjithatë, duket se qytetarët nuk janë të ndërgjegjësuar për të ruajtur ambientin e tyre. Elda, një studente, mendon se Tirana nuk është qytet i përshtatshëm për përdorimin e biçikletës.
“Duhet organizuar transporti publik si mundësi alternative. Rrugë për biçikleta nuk ka”. “Njerëzit po fillojnë të ndërgjegjësohen që të përdorin më shumë biçikletat, por nuk po krijohen ende kushtet për përdoruesit”, shprehet Ismaili, një qytetar i Tiranës. Qytetarët mendojnë se rrugët e qytetit nuk janë të dizajnuara, duke marrë në konsideratë vështirësitë me të cilat përballen kalimtarët dhe biçikletat.
Bashkimi Evropian që në vitin 2002 ka ndërmarrë një iniciativë ndërkombëtare të titulluar "Java Evropiane e Qarkullimit", e cila finalizohet me datën 22 Shtator me ditën "Në qytet pa makinën time". /S.Ll/Start/
2011-09-22 14:01