E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Standard i ri ne infrastrukturen rrugore te Tiranes

13,7 milion lekë ka shpenzuar bashkia e tiranës nga buxheti i saj për ‘ti dhënë një pamje krejtësisht të re zonës së njohur si filanto në njësinë bashkiake numër 9.
Ndërtimi i segmentit rrugor ”Skënder Jareci” deri tek shinat e Trenit, me të gjithë parametrat teknik, perfshin ndërtimin e kanalizimeve, spostimin e shtyllave të tensionit të larte, zëvendësimi i avllive me kangjella dhe mbjelljen e pemëve. Per kryebashkiakun Basha kjo eshte nje tjeter prove e kontrastit mes asaj cfare po behet dhe asaj qe nuk u be per 11 vjet me radhe.

“Me përfundimin e rrugës së “Filantos” sot, është fare i qartë kontrasti midis asaj çka nuk është bërë për 11 vite me radhë dhe asaj që ne po bëjmë brenda një kohe të shkurtër, prej më pak se dy vitesh, por po kaq i qartë është edhe ndryshimi në cilësinë e punës që është bërë “shkel e shko” në raste të caktuara por që edhe në atë përmasë “shkel e shko” nuk mbulon as një të pesëdhjetën e nevojave të kësaj lagjeje. “
Me të tilla parametra do të vijojnë punimet përgjatë gjithë këtij blloku banimi.
“Ky standard që shohim sot, do të jetë standardi me të cilin ne do të ekzekutojmë çdo projekt në këtë zonë. Kudo ku ka zhvendosje muresh, ato do të rindërtohen me projektin e Bashkisë dhe në asnjë rast investimet nuk do të lihen përgjysmë por do të çohen deri në fund, me të gjithë parametrat modernë që shikoni edhe në këtë investim. Le të jetë ky kontrasti më i qartë midis asaj që kemi lënë pas dhe asaj që na pret përpara “
I pyetur në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, kreu i Bashkisë Lulzim Basha i ka cilësuar si shpifje të atyre që për 11 vjet refuzuan ta ndërtojnë Xhaminë e Tiranës lajmet se leja per ndertimin e saj nuk eshte dhene ende.
“Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri Xhaminë, vendosi të mos e bënte Xhaminë ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të Xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje. Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e z. Rama që për 11 vjet zgjidhi të mos e ndërtojë Xhaminë dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman por jo vetëm”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›