E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD bazohet tek taksat e uleta Shoferi i autobusit kerkon taksen Kolekes

Qëllimi madhor për katër vitet e ardhshme të qeverisjes së Partyisë Demokratike është marrja e statusit të vendit kandidat, hapja e negociata me BE dhe liberalizimi i i vizave me SHBA. 

Këto ishin ndër prioritet kyçe që parashtroi sot Kryeministri Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Malësinë e Madhe. “Katër vitet e ardhshme qëllimi ynë madhor është së pari të marrim statusin e vendit kandidat, hapja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, liberalizimi i vizave me SHBA. Me heqjen e taksave për çdo makineri material e çdo gjë që duhet për prodhim, jemi të sigurt se bizneset në Shqipëri do të zgjerohen së paku me 40 %, se investimte e huaja në Shqipëri do të rriten së paku me 40 %,  nga 4.2 mld në 6 mld dollarë. Me këtë zgjerim e rritje të bizneseve do rritet punësimi së paku me 30-40 % në mbarë vendin. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit tuaj masiv”, vuri në dukje Kryeministri.
Sipas kreut të ekzekutivit, plan i demokratëve dhe i aleancës së kryesuar prej tyre është i bazuar bazuar në liritë ekonomike, tek energjitë e qytetarit, tek taksat e ulëta. Për Berishën, e kundërta ofrohet nga alternativa e majtë. 
“Taksa e sheshtë është taksa e të dhjetave, ajo që ofron shoku i atobusit është taksa e Manifestit komunist të Marksit, taksa të cilën në vitin ‘46 e fut nga daja i shoferit të autobusit mavi, Spiro Koleka, është taksa e rrënimit”, u shpreh ai.
Për këtë arsye, Berisha ftoi qytetarët të mbështesin Partinë Demokratike në 23 qershor.  “Të votojmë të gjithë së bashku për integrimin e Shqipërisë në BE. Më 23 qershor të votojmë për përfundimin në mbarë Shqipërinë të infrastrukturës rrugore, shkollave kanalizimeve, ujësjellësve, për punësimin masiv të shqiptareve, për rritjen e rrogave dhe pensioneve tuaja, për rritjen e mirëqenies”, deklaroi Kryeministri.  
vijon....

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›