Basha: Statuja në Shqipëri nëse do shkojmë në Botëror
Migjen Basha flet për Kombëtaren shqiptare, teksa thotë se Shqipëria ka shanse reale për në Botëror. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane "La Stampa", Basha ka rrëfyer gjithçka: "Nëse kualifikohemi për në Brazil, do të na bëjnë një statujë në Shqipëri. Është e vështirë, por mund të shkojmë në 'play-off'. Nëse do të kualifikohemi, me kënaqësi do të heq dorë nga muaji i mjaltit. Jam te Torino dhe këtu ka përgjegjësi, që duhet t'i marr edhe unë përsipër. Kjo, edhe sepse është hera e parë që i përkas plotësisht një skuadre, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë që kur kam ardhur në Itali. Që nga 2005 kam njohur vetëm huazime dhe bashkëpronësi, por tani jeta ka ndryshuar. Kontrata më skadon pas dy vjetësh, por në shtator mund ta rinovojmë". Si një lider, Migjen Basha tregon objektivin e skuadrës, duke lënë mënjanë atë personal, ndoshta një gol në derbi ndaj Juventusit: "Jo një gol i imi, por dua rezultat të mirë në derbi. Objektivi është një dhe i vetëm, të bëjmë më shumë pikë sesa sezonin e kaluar".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)