Halbauer: Çështja e veriut nuk zgjidhet me forcë
Duke vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë të qetë dhe të qëndrueshme përveç në veri, ku ka një qetësi të tensionuar, komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer,ka thënë se gjendja e sigurisë në katër komunat në veri të Kosovës po shkon në drejtim pozitiv.
Ai ka vlerësuar se 5 000 ushtarë të KFOR-it, nga 50 000 sa kishte në vitin 1999-2000, janë tregues i mirë se gjendja ka ndryshuar për të mirë.
“Bisedimet e zhvilluara në Bruksel janë një hap i rëndësishëm në këtë proces. Në fillim të këtij viti nuk do ta kisha besuar se qysh këtë muaj do të arrihej përparim kaq i madh në këtë proces... Shpreh respekt për dy kryeministrat. Duhet t’i përgëzojmë për atë që kanë arritur deri tash. Këmbimi i informatave është çështje shumë e rëndësishme, sepse qytetarët n veri duhet të jenë të informuar për të qenë të vetëdijshëm për pozitën e tyre”, ka thënë Halbauer në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.
Ai ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë kurrfarë zgjidhjeje që do të nënkuptonte ndërhyrjen e ushtrisë, pavarësisht vendimeve politike të serbëve të asaj pjese për (mos)përfshirje në disa institucione. “Një zgjidhje përjashtohet. Nevojitet një zgjidhje politike për problemet dhe gatishmëria e treguar nga të gjitha palët është vendimtare”.
“KFOR-i nuk do të përzihet në proceset politike dhe në zbatimin e rendit dhe ligjit, të cilat janë detyra të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, por ne do të reagojmë në qoftë se cenohet siguria. Për një mision të tillë disponojmë me kapacitete të mjaftueshme të mjeteve dhe njerëzve”, tha Halbauer, transmeton Telegrafi.
Duke folur lidhur me angazhimin e njësitit special të ushtrisë amerikane si përforcim për të vendosur kontrollin në veri, gjenerali Halbauer ka thënë se “kam dëgjuar ‘fjalë’ se ai njësit ka aftësi dhe obligime të veçanta, por kjo nuk është e vërtetë. Njësiti amerikan është në kuadër të brigadës Qendra në pjesën lindore dhe nuk ka qëllime te veçanta”.
(a.k/BalkanWeb)