E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikacioni i Facebook tani ka 100 milionë përdorues

Facebook njoftoi se më shumë se 100 milionë njerëz tani janë duke përdorur Facebook për Every Phone (Facebook për Çdo Telefon), një aplikacion që është e instaluar në më shumë se 3,000 modele telefonash të lirë në mbarë botën.

Ndërsa Facebook ka punuar shumë në aplikacionet për iPhone dhe Android, në një përpjekjeje për tu futur në tregun e telefonave inteligjentë, ai ka qenë gjithashtu duke punuar për të përmirësuar qasjen e saj në tregjet në zhvillim.

Facebook for Every Phone u lançua në vitin 2011 dhe ka punuar fillimisht me rreth 2.500 lloje telefonash të lirë në Indi, Turqi, Indonezi dhe vende të tjera. Aplikacioni ofron funksionet themelore si Facebook News Feed, ngarkimet e fotove, dërgimin e mesazheve, në një format që punon në telefonat e përdorura në vendet në zhvillim.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë përpara shpalljes së fitimeve të tremujorit të dytë dhe mund të shihet si një shenjë pozitive në mesin e investitorëve, në lidhje me punën e Facebook për të rritur bazën e saj të përdoruesve.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›