Basha: Sulmet e Rames nuk pengojne investimet e Bashkise Eljona Ballhysa
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha deklaroi dje se asgje nuk do ta pengoje institucionin qe ai drejton per te vazhduar perpara me investime dhe me projekte te ndryshme qe i sherbejne permiresimit te jetes se banoreve te Tiranes. Basha tha se as sulmet e koheve te fundit te ish-kryetarit te Bashkise, Edi Rama nuk do te pengojne punen e Bashkise. Kete deklarate, Basha e beri gjate inspektimit te punimeve ne rikualifikimin urban te bllokut “Sadik Petrela” ne njesine bashkiake numer 3, ne Tirane. Ky investim i Bashkise se Tiranes, i munguar prej vitesh eshte mirepritur nga banoret. Sipas kryebashkiakut Basha, te vetmit qe nuk u gezohen punimeve te Bashkise jane disa prej kandidateve per deputet te PS. “Shoh me kenaqesi, qe banoret sigurisht e presin kete investim, eshte nje investim per ta, per jeten e tyre, eshte nje detyrim qe ne kryejme si Bashki e Tiranes. Shpresoj qe investimi te mos pezmatoje njeri, sic ka ndodhur rendom keto jave. Kemi qytetare te Tiranes qe pezmatohen nga investimet e Bashkise se Tiranes, ne funksion te gares elektorale por ata pak jane, jane nja 14 qytetare, madje as 14 jo. Ne do te vazhdojme me punimet tona. Asgje nuk mund te na pengoje dhe as te na ktheje pas, madje as fryma aspak konstruktive qe ish-kryetari po aplikon ne raport me investimet e Tiranes. Jemi te vendosur t’u sherbejme qytetareve dhe do e bejme kete pa asnje dallim politik, pasi qytetaret e meritojne, e kane merituar prej kohesh, u ka munguar e tashme ne do ua japim kete standard jetese”, - theksoi kreu i Bashkise se Tiranes. Basha beri te ditur se projekti per rikualifikimin e ketij blloku parashikon ndertimin e nje lagjeje moderne ne kryeqytet. “Sot fillon rikualifikimi urban i nje blloku shume te madh prej 5 ha, 50 mije metra katrore. Quhet blloku “Sadik Petrela” dhe eshte nje bllok i cili ne teresi perbehet nga shtepi te reja por ka edhe shume shtepi te vjetra, 17 apo 27-vjecare por ku nuk ka pasur asnjehere investim ne infrastrukture. Ketu, para disa muajsh, ne nisem punen per ndertimin e kanalit dhe kolektorit, pune e cila sic po shikoni po ecen me ritme te shpejta. Shtrirja e punimeve ne te gjithe bllokun do te thote kanalizime te ujerave te zeza, te ujerave te shiut, mbulimi i nje tjeter kanali paralel me kete kanal te “Dalip Topit” dhe krijimi i nje rruge mbi ate kanal, 50 metra paralel me kete kanal, pra brenda ne lagje, asfaltim, trotuare, ndricim, gjelberim dhe aty ku do te zhvendosen oborret e shtepive per te bere te mundur kete zhvillim, rindertim te ketyre oborreve me fondet e Bashkise se Tiranes, me kangjella dhe me modelin me gure qe tashme eshte aplikuar edhe ne pjese te tjera te kesaj njesie bashkiake, ne Tirane”, - u shpreh z. Basha.