E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Do te respektojme vendimin e institucioneve

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj, gjatë një konference për shtyp theksoi se PD-ja do të respektojë vendimin e institucioneve dhe se zgjedhjet ishin të lira dhe transparente.

Mustafaraj theksoi se Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve duke pretenduar mosnumërimin e votave.

“Partia Demokratike falënderon së pari të gjithë qytetarët që zgjodhën të flisnin me zërin e tyre në këto zgjedhje.

Ajo e ka thënë që në fillim se do të pranojë rezultatin, dhe do të vazhdojë të presë me durim e qetësi që procesi zgjedhor të përfundojë.

Këto zgjedhje ishin të lira, të ndershme dhe më transparentet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”, tha ajo.

Duke shtuar se Rama, pasi dha ultimamunimet që t'i njihej fitorja me 10 vota përpara se të përfundonte procesi i numërimit të votave, tani përpiqet me çdo kusht ta përbaltë procesin më transparent në historinë e vendit.

“Tani që është e qartë si kristali se qytetarët e Tiranës kanë votuar në mazhorancë kandidatin demokrat Lulzim Basha, kryeopozitari Rama njëherë flet për kanibalizëm e herë tjetër për maskarada.

Tashmë qytetarët e dinë se e vetmja maskaradë këtu është cirku që bën z.Rama, për të mos iu përgjigjur dy pyetjeve që kanë të gjithë në mendje.

Përse z.Rama mendon se votat nuk duheshin numëruar?

Përse z.Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve?”, përfundoi Mustafaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›